Shko te përmbajtja

Oferta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lakorja e ofertës.

Oferta[1]ekonomi paraqet kapacitetin total të prodhimeve/shërbimeve që prodhuesit/shërbyesit në përgjithësi, brenda një segmenti të tregut apo brenda një tregu të tërë, janë në gjendje të e ofrojnë. Teoria ekonomike supozon që në tregun e lirë kërkesa dhe oferta do të ekuilibrohen dhe do të përcaktojnë nivelin e çmimit.

Në aspektin makroekonomik shqyrtohet oferta agregate brenda një ekonomie. Kjo paraqet vlerën nominale të shumës së të gjitha ofertave brenda asaj ekonomie.

Në tregun e të mirave, oferta është sasia e produktit në njësinë e kohës që prodhuesit janë të gatshëm të shesin për disa çmime të dhëna kur të gjithë faktorët e tjerë mbeten të pandryshuar. Në tregun e punës, furnizimi i punës është sasia e kohës në javë, muaj ose vit që individët janë të gatshëm ta harxhojnë duke punuar, si një funksion i shkallës së pagës.

  1. "Fjalorthi". fjalorthi.com (në anglisht). Marrë më 2025-05-23.