Jump to content

Këshilli Rinor Shqiptar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Këshilli Rinor Shqiptar është një organizatë ombrellë e organizatave rinore e tipit Këshilli Rinor Kombëtar që përpiqen të ndikojnë në shoqërinë shqiptare në veçanti rininë, nëpërmjet veprimtarisë së tyre në vend.

  • 1. KRSH e pasqyron përpjekjen e rinisë shqiptare për realizimin e një modeli efektiv bashkëpunimi.
  • 2. KRSH është shfaqje e aspiratës (dëshirës) për zotërimin e elementëve të një qytetërimi më të përparuar të mbështetur mbi idetë e LIRISË dhe HARMONISË.
  • 3. I përshtatur për shkëmbim informacioni, përvojash, mundësish e mjetesh, KRSH synon integrimin optimal të të rinjve shqiptarë në jetën asociative (shoqëruese) në nivel ndërkombëtar.
  • 4. Veprimtaria e saj shumëpalëshe ofron hapësira të gjera të paraqitjes së interesave të rinisë. Duke shfaqur kulturë të qëndrueshme demokratike, frymë tolerance dhe konstruktiviteti, KRSH synon të jetë mbështetës i krijimtarisë, punës studimore dhe veprimit qytetar rinor.
  • 5. KRSH është një organ i pavarur, pavarësi e cila pasqyron pavarësinë e anëtarëve nga njëri-tjetri.
  • Këshilli Rinor Shqiptar (shkurt KRSH) është një organizatë rinore jofitimprurëse, joqeveritare e tipit strukturë ombrellë, qe nuk ndjek qëllime fitimi dhe që përfshin organizata jo-fitimprurëse rinore.
  • Tipi I organizatës është Këshill Rinor Kombëtar e njohur në terminologjinë ndërkombëtare (në gjuhën angleze) si National Youth Council – NYC.
  • Veprimtaria e KRSH-së zhvillohet në përputhje me legjislacionin (ligjin) në fuqi, dhe veprimtaria e saj shtrihet në gjithë Republikën e Shqipërisë.
  • KRSH është krijuar në vitin 1994 duke u regjistruar në kuadër të legjislacionit të kohës pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe më pas në 1995 u regjistrua pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë. Riregjistrimi i saj është realizuar në vitin 2011 duke përfshirë edhe ndryshimet e reja në Statutin e saj.

Organizatat Anëtare te KRSH janë : Membership

  • 1. National Student Council
  • 2. Youth Group of Association for Consumers Protection
  • 3. Albanian University Sociologist Association
  • 4. Beyond Barriers Association
  • 5. Action Plus Association
  • 6. Human Rights Youth Group - GRDNJ
  • 7. Tirana Youth Centers
  • 8. Roma Active Albania
  • 9. Albanian Environmental Students Association
  • 10. Center for Civic Education and Participation
  • 11. Young European Journalist Association
  • 12. Amaro Drom Association
  • 13. Environmental Center EDEN
  • 14. Organization for Integration and Development
  • 15. OZHE
  • 16. Scout Albania
  • 17. Sanus Association
  • 18. Center for Population and Development
  • 19. Young Women in Action – GRA
  • 20. Center for Dialogue and Promotion of European Values
  • 21. Refraction (Perthyerje)
  • 22. Albanian Volunteers Network RVSH
  • 23. Youth Center of Action Plus – Tirana
  • 24. Pro-Albania Sportive Association – Tirana
  • 25. Globus Association – Tirana
  • 26. Social Club – Korça
  • 27. Albanian Youth Shakers – Tirana
  • 28. Art Contact – Tirana
  • 29. Albanian Art Institute – Tirana
  • 30. Council of Youth Association – Durres
  • 31. Friendship and Collaboration with Europe – Tirana
  • 32. Youth Forum of Social Health – Tirana
  • 33. Association for Media Development – Peshkopia
  • 34. Foundation ZMIMCS – Gjirokastra
  • 35. Albanian Youth Integration – Lezha
  • 36. Association Young Intellectuals – Hope – Shkodra
  • 37. Vlora Youth Centers – Vlora
  • 38. Organization of Future Medics – OMA – Tirana
  • 39. Association for Psycho–Social Development for Children – El
  • 40. 6 Youth Parliaments - Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlore, Gjirokastër, Korçe

OBSERVER MEMBERS

  • 41. European Law Student Association – ELSA
  • 42. Association “Students Youth”
  • 43. Institute of Roma Culture

Synimet e KRSH-së janë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1. Mirëkuptimi i dyanshëm, shkëmbim përvoje dhe gatishmërie për ndihmë në punë të përbashkëta të organizatave rinore.
  • 2. Të bashkëveprojë për zgjidhjen e problemeve të punës së rinisë.
  • 3. Të ndihmojë individin nëpërmjet qëndrimeve sociale demokratike, nëpërmjet formimit social-politik të rinisë, dhe nxjerrjen në pah të interesave të rinisë.
  • 4. Të ndikojë në zhvillimin dhe përmirësimin e proceseve (ecurive) demokratike në vend dhe në përfshirjen e rinisë në vendimmarrje në nivel qendror dhe lokal (vendor).
  • 5. Të punojë për të drejta të barabarta të djemve dhe vajzave.
  • 6. Të ndikojë mbi zhvillimet e rinisë politike dhe mbi legjislacionin e rinisë.
  • 7. Të përfaqësojë interesat e rinisë dhe problemet e rëndësishme të organizatave të KRSH-së përballë institucioneve politike, parlamentit, qeverisë, organizmave dhe opinionit publik brenda dhe jashtë vendit.
  • 8. Të nxisë dhe të zhvillojë aksione, aktivitete, mbledhje, takime, veprimtari të përbashkëta me organizata dhe institucione në fushën e edukimit dhe formimit të anëtarëve.
  • 9. Të përkrahë dhe të zhvillojë nismat rinore në drejtim të shkencës, kulturës, artit dhe sportit.
  • 10. Të zhvillojë marrëdhënie ndërkombëtare me qëllim njohjen, bashkëpunimin, nxitjen dhe zhvillimin e tyre me rininë në botë.
  • 11. Të luftojë prirjet militariste (ushtarake), kombëtare ekstreme, diskriminuese (dalluese), raciste, totalitariste, fondamentaliste dhe ksenofobe.
  • 12. Të punojë për bashkëpunim dhe bashkërenditje me organizatat rinore shqiptare të cilat veprojnë jashtë kufijve administrative të Republikës së Shqipërisë.

Me mbështetjen e UNICEF, Këshilli Rinor Shqiptar Arkivuar 9 prill 2012 tek Wayback Machine ka krijuar Parlamentet Rinore që të kryejnë veprimtarinë e tyre në të 12 prefekturat e vendit. Ata përfaqësojnë zërin e të rinjve në jetën politike shqiptare dhe frymëzojnë të rinjtë të besojnë e të marrin pjesë aktivisht në demokraci. 200 parlamentarë të rinj, 14-18 vjeç, të zgjedhur në mënyrë demokratike marrin pjesë në këto asamble (mbledhje,grupe) përfaqësuese.

Ata përgatitin programet e veprimit të rinisë, mësojnë rreth çështjeve qytetare nëpërmjet partneritetit të tyre me të zgjedhurit e rritur, paraqesin plane veprimi tek pushteti vendor dhe drejtojnë programe edukimi për bashkëmoshatarët.