Lagjja vatve
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Lagjja vatve - Njëra nga lagjet në fshatin Goshice, është edhe lagjja e vatëve. Kjo lagje emrin "vata", e ka marr prej nga është e ardhur, pra nga fshati Vate i komunës se Kaqanikut, nga pjesa perëndimore e Kaqanikut vendi i quajtur Dubrave. Kjo familje vata, ka ardh nga Vataj/Dubrave rreth viteve, apo me sakt me 1905. Një pjese e familjes ka mbetur akoma atje dhe atje jetojnë, ndërsa një pjesë është zhvendosur në Goshice, ku janë të njohur si lagja e Vatve. Lidhjet mes nesha dhe familjes atje nuk janë shkëputur asnjëherë. Përkundrazi me kënaqësi te veçant takohemi, vizitohemi dhe bashk bëjmë gazmendet, bashk ndajmë te mirën dhe te keqen.
Me 1930/1937 një pjesë e anëtareve të familjes vata, nga Goshica janë zhvendosur në fshatin Rahovice te Komunës së Ferizajt "goshicet e Rahovices". Edhe me këto familje këtu ne Rahovice, janë mbajtur lidhjet e vazhdueshme kështu qe edhe gjeneratat e reja janë te njohur me lidhjet tona familjare.
Me 1937 një anëtar i familjes sonë, shpërngulet për në Bosnje, në qytezën e Bjelines, ku atje është vendosur dhe ka krijuar familje, ai ka qenë Ibushi, atje i njohur si Ibush Hasani (Ibro). Ka jetuar deri në luftën e fundit të Bosnjës dhe nga sëmundja i moshuar ka vdekur. Ka lënë djalin Isufin me familje të cilët jetojnë në Zvicër, vajzat Hasien ne Bjeline dhe Tahiren ne Tuzell, te martuara dhe kanë familjet e veta. Ne kemi mbajt kontakte me këtë familje dhe mbajmë edhe sot.
Sot në këtë lagje në fshatin Goshice, janë 20 shtëpi me mbi 130 anëtar, e gjithë lagja mban mbiemrin Maliqi.
Lagjja shtrihet në mes e fshatit e rrethuar nga lagjja e mjakve, maqkojve dhe muhagjerve.
Sot infrastruktura e kësaj lagje është plotësisht e re, të gjitha familjet janë me shtepi të reja, me standard të mirë jetësor.
Numri i të punesurve është i kënaqshëm, ka pjesëtar të shkolluar nga mësuesi e deri të shkollimi universitar, tetë janë me fakultet, si jurist, inxhinier, profesor, arsimtar, etj. Ka të punësuar drejtor, gjyqtar, polic, avokat, arsimtar, profesor, etj. në shumë institucione të komunës dhe jashtë saj. Gjithashtu ka punëtore edhe jashtë vendit, Gjermani, Zvicër.
Gjatë historisë kjo familje nuk është kursyer nga pushtuesit e ndryshëm. Në fillim janar (kallnor)i vitit 1945, në masakrën e Gjilanit është zhdukur Haxhe Goshica dhe Mehmet Goshica/nga lagja e vatve/pastaj në luftën e Kikës, morri pjesë Metush Maliqi, ku morri plagë dhe pas një kohë vdiq. Pastaj vlen te përmendet rasti i Avdi Vates, i cili ne luftërat ruso-turke, morri pjese si vullnetar dhe ndihmoi ushtrinë turke për 6 vjet resht,nga u kthye për te vdekur ne Goshice me 1959. Gjithashtu edhe në luftën e fundit kjo familje u keqtrajtua nga serbet sidomos familja e Kadriut.
Kontributi i kësaj lagje ishte prezent edhe në luftën e fundit në Kosovë, sidomos kontributi i Haxhe Maliqi.
Kryefamiljart, Zekiri, Naseri, Naimi, Fatmiri, Kadria, Tahiri, Xhaviti (jeton ne Ferizaj) Nagipi, Avdiu, Ismajli, Muhameti, Ismeti, Izeti, Bashkimi, Jahiu, Metushi, Burimi, Riadi, Iliri, Haxha...
Me daten 02.03.2010 vdiq papritmas Nazmi Maliqi i cili te nesërmen u varros ne varrezat e reja ne fshat. Me 18 maj 2012 vdiq Fikrije Ramizi (Cakja) bashkëshortja e Haxhe Maliqi, u vorros ne Viti me 19.05.2012.