Laiciteti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Motoja e Republikës së Francës në një kishe në Aups. Mbishkrime të tilla në një kishë janë shumë të rralla, gjersa ky u rivendos në vitin 1989 në përvjetorin e Revolucionit Francez.

Laiciteti ose laicizmi është një term i cili rrjedh nga gjuha frënge Laïcité (shqiptimi frëngjisht: [la.i.si.te]), e cila fjalë për fjalë do të thotë "sekularitet". Termi është një shprehje franceze me konceptin e sekularizmit. Ai e inkurajon evitimin e përfshirjes fetare në punët e qeverisë, veçanërisht ndalimin e ndikimit fetar në përcaktimin e politikave shtetërore; laicizmi është gjithashtu evitimi i përfshirjes së qeverisë në çështjet fetare, veçanërisht ndalimi i ndikimit të qeverisë në përcaktimin e fesë.[1][2]

Në fjalorë të ndryshëm, fjala laïcité zakonisht përkthehet si "sekularitet" ose "sekularizëm" (këto të fundit janë pjesë të sistemit politik),[3] edhe pse ai ndonjëherë përdoret në anglisht si laicity ose laicism nga kundërshtarët e saj. Ky term, në këtë kuptim, për herë të parë ishte përdorur në vitin 1871, në diskutimin mbi heqjen e mësuesve fetarë nga shkolla fillore. Vetë fjala laïcisme daton nga viti 1842.[4]

Në kuptimin e tij të rreptë dhe zyrtar, është parimi i ndarjes së kishës (ose fesë) nga shteti.[5] Etimologjikisht, laïcité është një emër i krijuar (formuar) duke i shtuar prapashtesën -ité (-ity Anglisht, -itās Latin) mbiemrit latin lāicus, një fjalë kjo e huazuar nga greqishtja λᾱϊκός (lāïkós "i/e popullit", "laik"), dhe mbiemrit λᾱός (Laos "njerëz").[6]

Sekularizmi francez ka një histori të gjatë. Aktualisht, qeveria franceze bazohet në ligjin francez të vitit 1905 mbi ndarjen e kishave prej shtetit dhe anasjelltas.[7]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shënime dhe referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Religion and Society in Modern Europe, by René Rémond (Author), Antonia Nevill (Translator), Malden, MA, U.S.A.: Blackwell Publishers, 1999.
  2. ^ Evelyn M. Acomb, The French Laic Laws, 1879-1889: The First Anti-Clerical Campaign of the Third French Republic, New York : Columbia University Press, 1941
  3. ^ Collins Robert French Dictionary Unabridged, Harper Collins publishers
  4. ^ Divided houses: religion and gender in modern France, 2005 Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ TLFi dictionary
  6. ^ Webster's Revised Unabridged Dictionary. Retrieved September 30, 2008, from Dictionary.com website: laic
  7. ^ "France". Berkley Center for Religion, Peace, and World Affairs. Marrë më December 15, 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) See drop-down essay on "The Third Republic and the 1905 Law of Laïcité".

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]