Lamniformes
Lamniformes | |
---|---|
Peshkaqeni i madh i bardhë (Carcharodon carcharias) | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | Animalia |
Filumi: | Chordata |
Dega: | Eugnathostomata |
Klasa: | Chondrichthyes |
Mbirendi: | Galeomorphii |
Rendi: | Lamniformes L. S. Berg, 1958 |
Familjet | |
Shiko tekstin |
Lamniformes (nga greqishtja, lamna "peshk grabitqar") është një rend peshkaqenësh, të njohur si peshkaqenë skumbri (që mund t'i referohet dhe familjes Lamnidae). Rendi përfshin disa nga llojet më të njohura të peshkaqenëve, të tillë si të peshkaqeni i madh i bardhë,[1] si dhe përfaqësues më të pazakontë, si peshkaqeni goblin dhe peshkaqeni gojëmadh.
Anëtarët e rendit dallohen nga posedimi i dy pendëve shpinore, një pendë anale, pesë të çara në gushë, sy pa membrana thithëse dhe një gojë e vendosur mbrapa syve. Dy familjet Lamnidae dhe Alopiidae brenda këtij rendi, dallojnë për një temperaturë trupore më të lartë se sa e ujërave përreth.[2]
Grupi përfshin predatorë në krye të zinxhirit ushqimor përgjithësisht me përmasa mesatare dhe të mëdha, si dhe peshkaqenin më të madh ndonjëherë, Otodus megalodon (i zhdukur) si dhe planktonë-ngrënës të mëdhenj.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Pimiento, Catalina; Cantalapiedra, Juan L.; Shimada, Kenshu; Field, Daniel J.; Smaers, Jeroen B. (24 janar 2019). "Evolutionary pathways toward gigantism in sharks and rays". Evolution (në anglisht). 73 (2): 588–599. doi:10.1111/evo.13680. PMID 30675721. S2CID 59224442.
- ^ Donley, Jeanine M.; Sepulveda, Chugey A.; Aalbers, Scott A.; McGillivray, David G.; Syme, Douglas A.; Bernal, Diego (2012-04-13). "Effects of temperature on power output and contraction kinetics in the locomotor muscle of the regionally endothermic common thresher shark (Alopias vulpinus)". Fish Physiology and Biochemistry (në anglisht). 38 (5): 1507–1519. doi:10.1007/s10695-012-9641-1. ISSN 0920-1742. PMID 22527612.
- ^ Shimada, Kenshu; Becker, Martin A.; Griffiths, Michael L. (2021-11-02). "Body, jaw, and dentition lengths of macrophagous lamniform sharks, and body size evolution in Lamniformes with special reference to 'off-the-scale' gigantism of the megatooth shark, Otodus megalodon". Historical Biology (në anglisht). 33 (11): 2543–2559. doi:10.1080/08912963.2020.1812598. ISSN 0891-2963.