Jump to content

Langari (Sikizëm)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pregatitja e pjatave nga vullnetarët për langarin në Tempullin e Artë në Amritsar.

Langari (në gjuhën paxhabe: ਲੰਗਰ, kuzhinë) është termi i përdorur në besimin Sikh për mencën /kantinën ku shërbehet ushqim falas në një Gurdwara për të gjithë vizitorët, pa dallim besimi ose prejardhjeje. Nuk duhet ngatërruar me praktikën e Langarit sufi. Në langar, shërbehet kryesisht vetëm ushqim vegjetarian, për ti siguruar të gjithë njerëzit, pavarësisht kufizimeve të tyre dietore, se mund të hanë pa problem si të barabartë. Përjashtim nga langari vegjetarian është kur Nihangët (në Indi) shërbejnë mish[1] me rastin e Holla Mohallas,[2] dhe e quajnë atë Mahaprasad.[3] Por në langar ka variacione, për shembull në Hazur Sahib,[4][5] ku përfshihet mishi. Langari është gjithashtu një term i zakonshëm i përdorur përgjatë njësive të ndryshme në Ushtrinë Indiane, kur i referohet një mence, vec/anërisht kur nuk ka ndërtesë dhe ushqimi shërbehet në qiell të hapur (ose nëpërmjet sajimeve të përkohshme si tendat apo çadrat).

Shërbim Langar në në Gurdwaran në Forumin e 2004 në Spanjë

Institucioni i langarit, ose mencës falas besohet se është nisur nga guruja i parë Sikh, Guru Nanaku, por që ishte që më parë popullor në Urdhërin e Sufive Chishti të nënkontinentit indian dhe thuhet se ka qenë nisur nga Baba Faridi.[6] U fillua me synimin për të mbështetur parimin e barazisë midis të gjithë njerëzve pavarësisht besimit, kastës, ngjyrës, moshës, gjinisë ose statusit shoqëror, një koncept revolucionar në shoqërin me kasta të Indisë së shekullit të XVI kur filloi Sikhizmi. Përvec/ idealeve të barazisë, tradita e langarit shpreh etikën e përbashkimit, bashkësisë, gjithëpërfshirjes dhe njëjtësimit të njerëzimit... "Drita e Zotit në të gjitha zemrat"[7] Pas gurusë së dytë Sikh, institucioni i langarit duket se kishte ndryshuar[8] disi dhe mishi duket se ishte përjashtuar nga menuaja. Nuk ka dëshmi të mishit të shërbyer ndonjëherë në langar.

Langarët në qiell të hapur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkrahë langarëve të bashkangjitur me gurdwarat, ka edhe langarë të sajuar në qiell të hapur gjatë festave dhe gurpurbëve. Këta langarë janë mes vakteve më të mirëpritura kudo në botë; gjatë këtyre langarëve ushqimin që jepet mund ta presin deri në mbi 100,000 njerëz. Kudo ku ka sikhë, ata kanë vendosur langarë për c/dokënd. Në lutjet e tyre, sikhët kërkojnë ngai Gjithëpushtetshmi thonë: “Loh langar tapde rahin—mundshin pjatat e ngrohta të langarëve të mbeten gjithmonë në shërbim.”

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2009. Marrë më 22 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "UNITED SIKHS" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 22 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Rasti më i vec/antë i Chhaunit është festa e Diwalit që festohet për dhjetë ditë. Kjo është faltorja e vetme Sikhe në Amritsar ku shërbehet Maha Prasad (mish dhie) me raste të vec/anta në Langar". - The Sikh review; Volume 35, nr. 409 - Volumi 36, nr. 420, Sikh Cultural Centre, 1988.
  4. ^ "The Myth of goat Sacrifice and Hazur Sahib". Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2012. Marrë më 18 janar 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Jhatka at Hazur Sahib Sikh Gurudwara
  6. ^ Epilogue; volumi 4, nr. 1, fq. 45
  7. ^ Guru Granth Sahibi, fq. 282
  8. ^ Singh, Prithi Pal (2006). "3 Guru Amar Das". The History of Sikh Gurus. New Delhi: Lotus Press. fq. 38. ISBN 81-8382-075-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]