Lejleku
Lejleku (Ciconia ciconia).Shpend me gjatësi trupi 95-110 cm. Karakterizohet nga ngjyra e bardhë dhe pendët e fluturimit janë me ngjyrë të zezë. Karakterizohet nga ngjyra e kuqe e këmbëve dhe e sqepit.
Habitati dhe ushqimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Jeton në zonat rurale dhe preferon si ushqim bretkosa, gjarpërinj, brejtës, insekte dhe kafshë të tjera vertebrore dhe invertebrore që gjenden pranë lumenjve dhe liqeneve.
Folezimi, Shtegtimi dhe Dimërimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Folezon në shtyllat e tensionit të lartë, oxhaqe, cati si dhe nëpër pemë afër zonave urbane. Lëshon 2-4 vezë, inkubon 1 herë në vit dhe të veglit celin në periudhën prill-qershor. Eshtë lloj shtegtues, i cili dimëron në Afrikën Subsahariane ndërsa në pranvere shtegton në muajt mars dhe në vjeshte në muajt gusht-shtator.
Statusi në Shqipëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ne Shqipëri, mbart statusin si specie e rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje. Gjenden rreth 6 cifte lejlekësh të përhapur në zonën e Mbrostar(Fier), në Virua (Gjirokastër), si dhe në Finiq, Cukë, Mesopotam , Vrion(në Sarandë).
Kërcënimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kërcënohet nga përdorimi i pesticideve në bujqësi, mungesa e ushqimit si dhe elektroshoku.