Leka Rrudha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Leka Rrudha i lindur më 1955 është piktor nga Tirana. Ka mbaruar studimet për pikturë në Liceun Artistik "Jordan Misja", nën drejtimin e piktorit Naxhi Bakalli. Pas përfundimit të Liceut ka punuar si piktor në Ndërmarrjen e Dekorit të Tiranës. Më pas është dekoruar me titullin "Mjeshtër i Dekorit dhe Portretit".

Aktiviteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1991 - Çeli një Galeri pikture në të cilën punon dhe ekspozon punimet e veta.
  • Pas viteve '90 , piktori Rrudha ka çelur rreth 5 ekspozita vetjake dhe është pjesmarrës i 15 ekspozitave kolektive në galeri dhe muze, brenda dhe jashtë Shqipërisë si në Romë, Bari dhe Aquila në Itali.
  • Tablo të tij janë pjesë e koleksioneve private në Gjermani, Francë, Greqi, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]