Lekë Gjoka
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Lekë Gjoka (Kallmet, 6 prill 1970) poet, shkrimtar, publicist.
Autori në fillim të vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit të komunizmit, që kërkonin ta merrnin në varrin greminë që po binte, me qindra jetë djaloshare, arratiset nga ushria në Ersekë për në Greqi, ku në Athinë njihet me poetin, publicistin e gazetarin Kolec Traboini. Atje nisi të botojnë reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi në gazetën "Egnatia", që botohej në Greqi nga z. Traboini.
Krijuesi Gjoka, është një fitimtar i përhershëm mbi rropatjet e tranvajat e jetës. Në vitin 2001, botoi vëllimin e parë poetik: "Lotët e puthjes" me redaktor Kujtim Dashin dhe recensues poetin Ndoc Gjetja,që pasoi me vëllimin e dytë: "Diellin e kapa për veshësh" (2003), "Dallgëzim i oqeanit shpitëror" (2008),"Retë i kam mbyllur me çeles"(2013) dhe librin e pare me tregime"Përroi i Djallit"(2013). Ka botuar në Jacksonville Florida librin e dyte me tregime “Takim me vdekjen” (2016)
Është një risi sa i përket rrethit tematik, sferës së preokupimeve dhe prurjeve me ngjyra artistike, poezi të cilat kryekreje ndërtojnë një profil të mvetësishëm në krijimtarinë e autorit. Librat me poezi të Gjokës, sjellin një lloj tjetër arome, për shkak të rrethanave jetësore. Deri në ditën e daljes në dritë krijimet janë shikuar e lëmuar me shumë kujdes, duke arritë në këtë përzgjedhje, që i ka bërë vargjet më të komunikueshme e mesazhpërcjellës.
Cikle me poezi shpesh autorit, i janë botuar në antologjinë poetike: "Ballada e largësive" (1995), “45 poetë për Lezhën" (1996), "Pas Migjenit” (2001), si dhe në gazetat e diasporës: “Jeta Katolike”, “Illyria” (New York), “Dielli” i Shoqates Pan Shqiptare Vatra “Pena” organ i shoqatës se shkrimtareve shqiptaro-amerikane,gazetën e diaspores “Bota sot” si dhe në Tiranë, Prishtinë dhe shumë faqe interneti dygjuhësh shqip–anglisht.
Leka, falë pasionit për kompiuterin dhe përkitazi me letërsinë, drejton në internet faqen Lezhe Online, Kallmeti Online dhe në Yahoo, toplistën më të madhe shqiptare Mëmëdheu etj. Që prej vitit 1998, poeti kallmetar jeton në Jacksonvill, Florida, ShBA – së, sëbashku me bashkëshorten Bardhe Bushpepa dhe dy femijët: Donald dhe Daniela Gjoka.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Lotët e puthjes" poezi (2001) Tirane Albania
- "Diellin e kapa për veshësh" poezi (2003) Tirane Albania
- "Dallgëzim i oqeanit shpitëror" poezi (2008) Tirane Albani
- "Retë i kam mbyllur me çeles" poezi (2013) Tirane Albania
- "Përroi i Djallit" tregime (2013) Tirane Albania
- "Takim me vdekjen" (2016) Jacksonville Florida
Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- letersia.zemrashqiptare.net Arkivuar 7 janar 2020 tek Wayback Machine