Lela Kokona
Lela Kokona (Dardha) ka lindur më 21 dhjetor 1949, në Burrel. Ka kryer shkollën e Gjuhëve të Huaja, dega rusisht në Tiranë. Ajo lindi e u rrit në një familje me tradita patriotike dhe intelektuale.
Biografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lela largohet nga Tirana dhe vendoset në Shijak, ku ajo martohet me një djalë nga ky qytet. Ishoqi, Tofiku, ishte mësues i gjuhës dhe letërsise shqipe, por kishte studiuar edhe histori e gjeografi. Serioz e i përkushtuar, ai ka qenë drejtor shkolle për 25 vjet, në shkollën 8-vjecare të fshatit Rreth, fare pranë Shijakut. Në vitin 1971 edhe Lela fillon punë si mësuese, fillimisht e rusishtes, por më pas, duke iu bërë kjo e pamundur, ndërron profil dhe kalon si mësuese e ciklit të ulët. Punonte me pasion dhe dëshirë dhe klasat e saj, gjithmonë dilnin me rezultate të larta.
Kjo i jepte edhe më shumë motiv dhe stimul për të punuar. Brenda një kohe të shkurtër, Lela përshtatet me këtë ambient të ri, madje duke u bërë shumë e dashur dhe e afërt për fëmijët dhe kolegët. Dhe puna e shpërblen gjithnjë njeriun; Nga viti 1990, deri në 1995-ën, vit në të cilin doli në pension, kreu detyrën e përgjegjëses së punës metodike për ciklin e ulët për ish komunën Xhafzotaj, duke inspektuar shkollat 8-vjecare të fshatrave Xhafzotaj, Sallmone, Koxhas- Borakaj, Rreth, Pjesëz; për ish komunën Maminas, e cila përfshinte fshatrat Maminas, Rrubkekë, Metaliaj; për komunën Gjepalaj: shkollat e fshatrave Gjepalaj, Hardhishtë, Shetel, e Shtrazë. Përvec kësaj, Lela është aktivizuar edhe me grupet kulturore dhe artistike në fshatrat Koxhas, Borakaj dhe Xhafzotaj, duke tërhequr sidomos gratë dhe vajzat e kësaj zone. Gjitashtu, lela Dardha ka qenë aktiviste e organizatës së frontit dhe Gruas në qytetin e Shijakut ku është dalluar për punë të të frytshme e të palodhur për Lelën, kjo ishte veç të tjerash edhe një mundësi e mirë për të njohur më në thellësi jetën e atyre njerëzve, përpjekjet, sakrificat për mbijetesë, por edhe zakonet dhe mënyrën e jetesës, çka, më vonë, do t’i vlente shumë në aktivitetin e saj letrar.Në vitin 1995 Lela Dardha del në pension të parakohshëm dhe pak muaj më pas, kthehet në Tiranë me gjithë familjen, Tofikun dhe djalin, Bashkimin, asokohe i punësuar në Ambasadën Franceze, sot në atë Spanjolle, ku mbulon kryesisht cështjet konsullore.
Në vorbllën e trazuar të kohës, ajo i rikthehet mësimdhënies, duke u angazhuar si mësuese në shoqatën humanitare franceze ‘’Fëmijët e Botës’’ (Enfants du Monde), që merrej me strehimin dhe integrimin e fëmijëve të rrugës. Aty vë tërë forcat dhe shpirtin e saj për të mësuar, por edhe për të ndihmuar me sa mundej, por me gjithë fuqinë e dhpirtit të saj energjik, ata fëmijë të harruar të fatit.
Veprimtaria profesionale sociale, mesuese, gjuhetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fakt, edhe pa një formim të mirëfilltë të profilizuar, krejt vetvetishëm, ajo bëri më së miri punonjësen sociale. Orët e mësimit ishin për fëmijët momenti më i gëzuar i ditës, momenti kur ata ndjenin përfilljen dhe dashamirësinë, kujdesin dhe dashurinë. Ndjente se puna me ata fëmijë në nevojë po bënte diçka madhështore e të fuqishme me jetën e saj. Ishte kjo mirënjohja më e mirë dhe dhurata më e çmuar, që jeta i kishte bërë dhe që e shoqëronte si një aureolë. Në vitin 2014-2016 Lela u angazhua ne një tjetër shoqatë humanitare, me qendër në Francë, e cila merrej me fëmijët dhe të rriturit me ‘’aftësi ndryshe’’. Me shumë punë dhe përpjekie, bashkë me motrat misionare franceze, Helene-Jeanne dhe Odette Marquet, e dekoruar nga Presidenti i Republikës për aktivitetin e saj humanitar në Shqipëri, disa bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve shqiptarë dhe prindër fëmijësh të prkur nga ky problem, u bë e mundur themelimi i ‘’Shtëpisë së Yjeve’’. Qëllimi i saj ishte pritja dhe trajtimi me dashuri njerëzore, respekt dhe me sa ishte e mundur integrimi i tyre në shoqëri, si njerëz të barabartë e të denjë për respekt e vlerësim. Misioni i Lelës ishte që t’i mësonte atyre njerëzve me aftësi ndryshe nga të tjerët, shkrimin, leximin, por edhe njohuri e nocione të tjera të fushave të dijes, sipas mundësisë përthithëse të secilit. Ishte një punë e vështirë, delikate, disa herë e shoqërurar edhe me tension.
Duhet theksuar se Lela ishte mësusese vullnetare, pa asnjë lloj pagese a shpërblimi material; shpërblimi që ajo kërkonte e merrte ishte më i madh se aq, ishte mirënjohja dhe respekti që merrte nga njerëzit që kishte rrotull, sidomos nga prindërit, të cilëve falenderimi dhe bekimet që jepnin u lexoheshin në fytyrë edhe pa qenë nevoja t’i shprehnin me fjalë. Ishte një punë nën moton, ‘’Nëse doni të më shpërbleni, bëni edhe ju kështu’’. E gjithë kjo përvojë jete i shërbeu në krijimtarinë e saj letrare, së cilës iu perkushtua më pas. Lela Kokona Dardha, sic njihet në shkrimet e saj, është autore e pesë romaneve dhe e një numri jo të vogël skicash, të botuara në faqet kulturore të shtypit të përditshëm.
Botime si shkrimtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2015 botoi romanin, ‘’Kujtime të Trishta’’ ISBN: 978 9928 179 98 2
Vitin 2016 botoi romani ‘’Fate të trashëguara’’. ISBN: 978-9928-4323-3-9 Ky roman është një psikanalizë origjinale e mjedisit tradicional shqiptar, por edhe një himn për gruan.
Në vitin 2017 botoi ‘’Dashuri Rrëqethëse’’ ISBN: 978-9928-4427-2-7 Në vitin 2019 botoi romanin ‘’Në telat e kitarës melankolike’’ ISBN: 978-9928-268-19-8
Në vitin 2020 botoi romanin ’’Me sytë nga deti’’ ISBN: 978-9928-00-433-8 që është edhe romani i fundit i saj.
Ajo çka të mahnit në rastin e Lelës, është se ajo gjithmonë përpiqet të mbetet e re dhe aktive, me gjithë vitet që ikin dhe ngjarjet që rrjedhin. Ajo mund të përbënte nje shembull, apo model, për shumë gra e vajza të këtij vendi, të cilat të pafuqishme dhe pa kurajon për t’u përballur, shtyjnë ekzistencën e tyre nën qiellin përherë gri të mjedisit tradicional shqiptar. Ndërsa Lela guxon. Për sa kohë, udhërrëfyese të saj janë mirësia, drejtësia dhe ndershmëria, ajo jeton lumturisht jetën e saj dhe thith ajrin e kulluar të lirisë.
Lela Kokona Dardha ka krijuar dhe respekton fort stilin e saj të jetës. Dhe nje mendjendritur ka thene, ‘’Stili është njeriu’’. Lela eshte nderuar nga Albania Woman in the World me cmim nderi
Honorary Aëard- Elita e gruas shqiptare - ‘’Per aktivitetin e saj te spikatur si mesuese, shkrimtare dhe aktiviste humane e gruas ne Shqipëri’’
Referencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Suplementi Pena Shqiptare/ Lela Kokona Dardha: E dashuruar me artin e fjalës | Gazeta Telegra
fLELA KOKONA(DARDHA), SHKRIMTARJA PSIKOANALISTE – Dielli | The Sun (gazetadielli.com)
Lela Dardha Kokona:Në këtë vel zgjimi,u zgjova mes dy ndenjash (gazetadestinacioni.al) Arkivuar 3 tetor 2022 tek Wayback Machine
Lela Kokona Dardha | POETIC GALAXY ATUNIS (atunispoetry.com)