Lena Sundström
Lena Amalia Kyoung Ran Sundström (lindi më 8 mars 1972) është autore dhe gazetare suedeze. Ajo shkruan kronika rreth lajmeve dhe shkruan për gazetën ditore Dagens Nyheter.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lena lindi në Seul, Koreja Jugore. Nuk dihet se kush është apo ishte nëna e saj dhe ajo u gjet në një jetimore më 8 prill 1972. Ajo u adoptua në një familje suedeze kur ajo ishte 6 muajshe. Ajo ka studiuar në Krisianstad dhe gjithashtu vazhdoi studimet në Lund dhe Kopenhagë.
Si autore, ajo u publikoi librin e saj Saker jag inte förstår och personer jag inte gillar (Gjërat që nuk i kuptojë dhe personat që nuk i pëlqej).[1] i cili u publikua në vitin 2005.
Libri i saj i dytë ishte Känns det fint att finnas en dag till? (A është mirë që të jetohet edhe një ditë) i cili u publikua në vitin 2007.
Ajo publikoi edhe librin e saj të tretë Världens lyckligaste folk (populli më me fatë në botë) i cili u publikua në gusht të vitit 2009. Me këtë emër të librit, Lena e bëri një dokumentarë.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lena u martua me këngëtarin suedez Bo Sundström[2] dhe ka dy vajza. Ata u divorcuan në vitin 2016.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Saker jag inte förstår – och personer jag inte gillar" (në suedisht). Adlibris. Marrë më 19 gusht 2016.
- ^ "Bo och Lena Sundström skiljer sig" [Bo and Lena Sundström differ]. Aftonbladet (në suedisht). 10 gusht 2016. Marrë më 19 gusht 2016.