Leonard Tase
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Leonard Tase sekretar i përgjithshëm Federata Shqiptare te Volejbollit FSHV për afro dy dekada. Ai tashme mund te përkufizohet si emblema e volejbollit modern dhe njeriu qe solli risi ne fushën e volejbollit ne Shqipëri. Leonard Tase njihet jo vetëm për kontributet e tij ne sportin e volejbollit si lojtar apo organizator dhe me pas si trajner, por edhe për mbështetjen qe gëzon në Evropë dhe me gjere nga BVA - CEV - FIVB dhe kreret me te larte te volejbollit ne bote. Për vite me rradhe federata e drejtuar prej tij, ka kryer një sere aktivitetesh ku nuk kane munguar dhe organizime ballkanike dhe evropiane.
1974 - 1978 Studion dhe diplomohet “Mësues i edukimit fizik” në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike dhe Sportit “Vojo Kushi” (sot Universiteti i Sporteve) në Tiranë, me specialitetin në volejboll.
1984 - 1985 Ka dhëne provime pas universitare në Filozofi dhe në gjuhët e huaja, Anglisht dhe Italisht.
1996 Diplomuar në kursin ndërkombëtar për trajner, për një periudhë prej tre muajsh në Universitetin e Edukimit Fizik në Budapest, Hungari. Fiton diplomën me rezultate të shkëlqyera.
2000 Pjesmarrës në Seminarin Kombëtar organizuar nga Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sporteve dhe Këshilli i Europës, në Tiranë.
2001 – 2005 Lektor në kurset e aministrimit sportiv “Kompas” organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
2005 – 2017 Lektor në programin kombëtar të trajnimit për administratorët "Kompas" 1 & 2 dhe ASMC (Kursi i avancuar për administratorët e sportit), gjithashtu dhe lektor në kurset lokale të administrimit sportiv, organizuar nga
KOKSH, Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sporteve, Universiteti i Sporteve në Tiranë, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik Ndërkombëtar.
1978 - 1988 Mësues i edukimit fizik i specializuar për mësim dhënie e stërvitje sportive në klasat sportive me specialitet volejbolli, në shkollën publike “Fan Noli” në Tiranë.
1989 - 1996 Trajner me ekipin e volejbollit femra “Dinamo” Tiranë dhe ekipin kombëtar për të reja.
Nga 1996 - 2015 Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit.
1998 - 2014 Pjesmarrës në Kongreset Botërore të Volejbollit në Luksemburg, Spanjë, Portugali, Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, Itali, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
1999 - 2014 Pjesmarrës në Kongreset Evropiane të Volejbollit në Hollandë, Luksemburg, Slloveni, Turqi, etj.
2017 e vazhdim Këshilltar i Sportit në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Korrik - 2003 Organizator dhe përgjegjës për Kampionatin Ballkanik në Volejboll për para të reja, i zhvilluar në Durres.
Maj 2004 Organizator dhe përgjegjës i seminarit për drejtuesit e klubeve dhe skuadrave të volejbollit, me expert Italianë, në Tiranë. Shtator - 2004 Organizator i kursit për strukturimin dhe funksionimin e shoqatave sportive në Prishtinë, Kosovë.
Dhjetor 2004 Organizator dhe përgjegjës i Asamblesë Ballkanike të Volejbollit në Tiranë.
Korrik 2005 Bashkë-Organizator dhe përgjegjës në realizimin e turneut të Beach-Volley-it i zhvilluar në sheshin “Nënë Teresa” në Tiranë.
Nëntor 2006 Pjesmarrës në seminarin ndërkombëtar të kualifikimit organizuar nga Federata Evropiane e Volejbollit, në Luxembourg.
Mars 2007 Organizator teknik dhe përkthyes nga gjuha angleze i kursit ndërkombëtar i nivelit të II, i Federatës Botërore të Volejbollit për trajnerët e volejbollit
Qershor 2007 Shef misioni i delegacionit shqiptar në lojrat e Detit të Zi, i caktuar nga Ministria e Turizmit dhe Sportit, në Trabzon, Turqi.
Korrik 2007 Organizator dhe përgjegjës në realizimin e Kampionatit Ballkanik të volejbollit, për para të reja në Durrës.
Gusht 2008 Shef misioni i delegacionit sportiv Shqiptar në lojrat e Evropës Juglindore, i caktuar nga Ministria e Turizmit, mbajtur në Selanik, Greqi.
Korrik 2011 Organizator dhe përgjegjës në realizimin e Kampionatit Ballkanik të volejbollit, për para të reja në Tiranë.
2010 - 2015 Vëzhgues në ndeshjet e volejbollit për kupat e Evropës i caktuar nga Federata Evropiane e Volejbollit, në Turqi, Azerbaijan, Greqi, Hollandë, Itali, Portugali, Rusi, Kosovë, etj.
Shtator 2013 Organizator dhe përgjegjës në realizimin e Kampionatit Ballkanik të Beach-Volley për meshkuj dhe femra U-20, në Tiranë.
1973 - 1986 Organizator i skuadrës “Dinamo” meshkuj, fitues i 11 titujve “Kampion i Shqipërisë” dhe 8 herë fitues i “Kupës së Republikës” respektivisht në vitet: Tituj “Kampion”: 1974, 1975, 1977, 1978, 1979, 1980, 1982, 1983, 1984, 1985, 1986.
“Kupa të Republikës”: 1975, 1976, 1978, 1979, 1980, 1981, 1983, 1984.
1975 Nderohet me titullin “Mjeshtër Sporti”
1990 – 1996 Si trajner i skuadrës “Dinamo” femra ka fituar dy herë tituj Kampion i Shqipërisë dhe tre herë Kupën e Shqipërisë.
Aktiviteti ndërkombëtar në volejboll:
1975 - 1986 Në rolin e organizatorit dhe kapitenit të skuadrës "Dinamo" meshkuj dhe ekipit kombëtar ka marrë pjesë në mbi 50 ndeshje zyrtare dhe miqësore me skuuadrat e vendeve si: Greqia, Bullgaria, Turqia, Italia, Romania,
Jugosllavi, Maqedoni, Francë etj. 1989 - 1996 Në rolin e trajnerit të skuadrës "Dinamo", femra, ka marrë pjesë në kupat e Evropës dhe ka luajtur me skuadra si: Gjermania, Rusia, etj. Gjithashtu me këtë skuadër ka zhvilluar aktivitete ndërkombëtare në volejboll dhe beach-volley në Itali si: Agrigento, Pescara, San Benedetto del Tronto, Castellana, Bari.
1994 Nderohet me titullin e lartë sportiv: “Mjeshtër i merituar i Sportit”.
Publikime në fushën e Sportit: Libri me titull: “Trajneri dhe stërvitja sportive në volejboll”; Leksione në fushën e menaxhimit, administrimit dhe organizimit në sport; Përkthyes i kapitullit mbi “strategjinë sportive në organizatat sportive” caktuar nga KOKSH, në librin e Komitetit Olimpik Botëror (CIO) mbi “Manaxhimin sportiv”; Bashkëpunëtor në librin “ Historia e Volejbollit në Shqipëri” 1945 – 2010. Artikuj të ndryshëm të publikuar në gazetat sportive!
Ky artikull me tematikë në lidhje me volejbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |