Jump to content

Letërsia Botërore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shumë popuj të Lindjes kanë trashëguar vepra letrare të shkruara edhe para grekëve, mirëpo letërsia evropiane ngrihet mbi dy epe të mëdha greke mbi “Iliadën” dhe “Odisenë”, autor I të cilave supozohet se është Homeri. Meqë në veprat e Homerit u gërshetuan në mënyrë të përsosur historia dhe mitologjia greke, më vonë pjesa më e madhe e artit grek I shfrytëzoi si burim tematik këto dy epe të mëdha. Tragjedia greke u krijua fund e krye nga burimi Homerian. Edhe Virgjili e shkroi epin e tij “Eneida” po në këtë vazhdë, e të mos flasim për ndikimin që pati ajo edhe në artet figurative dhe në pikture. Humanizmi dhe renesansa linden në Itali, por shumë shpjetë fryma e tyre përshkoi gjithë Evropën. Një prej figurave më të mëdha të kësaj kohe qe Uilliam Shekspiri, tragjeditë, komeditë dhe dramat e të cilit vazhdojnë të vihen në skenat e teatrove të të gjithë botës, kurse disa prej tyre u bënë edhe filma të jashtëzakonshëm.

Nga periudha e romantizmit është zgjedhur poeti anlez George Gordon Byron. Ai me veprën “Child Harold” solli një ndjeshmëri krejt të re në letërsinë angleze, duke I prirë kështu romantizmit në Evropë. Për ne është me rëndësi se në këtë vepër u ngrit shumë lart edhe figura fizike dhe morale e shqiptarit dhe u dhanë pamje nga jeta shqiptare e kohës. Realizmi si drejtim letrar përfaqësohet me Honore dë Balzakun, që njihet si baba I romanit, e me të cilin ai hap epokën e prozës realiste e cila do të luaj një rol të rëndësishëm në letërsinë e shekujve XIX dhe XX.

Letërsia botërore u nda në tri epoka:

Epoka e Rilindjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rilindja letrare evropiane përfshin një periudhë historike trishekullore, e cila nis me një vigan si Danteja e përfundon me një gjeni si Shekspiri.Fjala Rilindje shpreh në mënyrë metaforike rigjenerimin e ripërtëritjen e letërsisë e të arteve, njëmijë vjet e mbas rënies së qytetërimit antik greko-romak. Por termi Rilindje shënon njëkohësisht rilindjen e kulturës antike, e cila nis të shërbejë si model I përsosmërisë për fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore.Së fundi, me emërtimin Rilindje kuptojmë rilindjen shpirtërore e kulturore të njeriut, I cili rizbulon vlerate jetës, të artit, të shkencës, të lirisë.Rilindasit e quajtën veten humanist, kurse veprimtarinë e vet humanizëm, çka dëshmon karakterin human, pra njerëzor, të kësaj lëvizje. Në Rilindje dallohen tri periudha kryesore:

  • Periudha e parë – Shekulli XIII dhe në fillim të shekullit XIV
  • Periudha e dytë – Gjatë shekullit XV
  • Periudha e tretë - Nga shekulli XVI dhe në fillim të shekullit XVII.

Llojet letrare gjatë periudhës së Rilindjes kanë qenë : Poezia,Proza dhe Drama.

Rilindasit botërorë kanë qenë : Françesko Petrarka,Giovanni Boccaccio,Miguel de Cervantes dhe William Shakespeare

Klasicizmi është një term i historisë së letërsisë , I cili shërben për të emëruar një drejtim të caktuar letrar , që lindi dhe u zhvillua në Francën e shekullit XVII.Klasicizmi francez është një dukuri komplekse, që na lejon të njohim jo vetëm zhvillimin letrar në rrafshin historik, por edhe shumë veçori, enigma e teknika konkrete të krijimit letrar në përgjithësi. Arti antik ofronte modelet më të mira të përsosmërisë. Duke vënë në qendër të tij të bukurën, si kategori universal, që e bënte veprën antike artistike të vlefshme për të gjitha kohët dhe të gjtha vendet. Autorët bashkëkohorë e vlerësuan lart këtë traditë dhe e quajtën për nder të imitonin mjeshtërit e moqëm. Ky imitim, megjithatë, nuk duhej të ishte servil, por të shërbente si pikënisje për të frymëzuar vepra të denja origjinale

Klasicizmi Francez njohu tri periudha të rëndësishme zhvillimi:

  • 1660-1690~Periudha e klasicizmit të pastër
  • 1690-1720~Periudha e klasicizmit të vonë.
  • 1720-1820~Periudha kalimtare që përgatiti lindjen e romantizmit

Parimet e klasicizmit: Impresionalizmi dhe vërtetësia, Motivimi psikologjik, Parimi I arsyes, Ndarja e gjinive, Stili elegant dhe Fryma kristiane.

Autorët e stilit klasicist janë:Zhan Rasin dhe Molieri.

Epoka e romantizmit solli ndryshime rrënjësore në shoqëri, në arte, në vizionin e botës.Me parullën e famshme “Liri, barazi, vllazëri”, Revolucioni Francez I fund shekullit të XVIII ia ndërroi kursin historisë së njerzimit, duke I shpërthyer strukturat feudo-mesjetare dhe duke e hapur shoqërinë kah sistemet politike të reja, të frymëzuara prej mendimtarëve illuministë. Romantizmi ka karakteristika të përbashkëta, por dhe veçori specifike sipas vendeve ku zhvillohet. Ai shërbeu për t’I konsoliduar të gjitha letërsitë kombëtare, sidomos ato më të rejat, ku afirmohet si një lëvizje ideologjike e kulturore në luftë për identitet kombëtar.

Gjëja më e shtrenjtë për romantikët, në jetë dhe në art, është liria. Në përputhje me vizionin që ka gjithësecili poet për lirinë, romantizmi evropian zhvillohet sipas dy modelesh: Modeli I pare është ai I poetit melankolik e të dëshpëruar, që e çon jetën diku në gjirin e natyrës, ose izolohet në vetmi, larg njerëzve që nuk e kuptojnë Modeli I dytë është ai poet energjitik, që I kushtohet një çështje të madhe, një idela të lartë, një mizion historik. Një poezi e tillë përcjell tek njerëzit mesazhe të mëdha humane, politike, sociale e filozofike.

Fjalët lirizëm dhe romantizëm janë bërë thaujse sinonime, aq mire shpjegohen ato me njëra-tjetrën dhe nga njëra-tjetra.Ndaj poeti romantik shprehet në vetën e pare, që është veta e unit të tij vetiak, por edhe e unit njerëzor në përgjithësi. Romantizmi kap periudhën nga fundi I shekullit XVIII deri në fund të shekullit XIX .

Poetët e romantizmit janë: Victor Hugo, Aleksander Pushkini, Johan Volfgang Gëte dhe Lord Bajroni.