Lidhja Nacionalsocialiste Gjermane e Studentëve
Lidhja Nacionalsocialiste Gjermane e Studentëve (gjermanisht: Nationalsozialistischer Deutscher Studentenbund, shkurtuar NSDStB) u themelua në vitin 1926 si një ndarje e Partisë Naziste me misionin e integrimit të arsimit të nivelit universitar dhe jetës akademike brenda kuadrit të botëkuptimit nazist. E organizuar (si me departamentet e tjera të Partisë Naziste) rreptësisht në përputhje me Führerprinzip (ose "parimin e liderit") si dhe me parimin e Machtdistanz (ose "distanca e pushtetit"), NSDStB strehoi anëtarët e saj në të ashtuquajturat Kameradschaftshäusern (ose "Shtëpitë e SHokëve"), dhe (nga 1930) i kishte anëtarët e saj të zbukuruar me këmisha klasike ngjyrë kafe dhe emblemat e veta dalluese Svastika.
Pas disfatës së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore, Partia Naziste së bashku me divizionet dhe organizatat e saj të lidhura u shpallën "organizata kriminale" dhe u ndaluan nga Këshilli i Kontrollit Aleat më 10 tetor 1945.[1]
Udhëheqësit, 1926–45
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1926–28 Vilhelm Tempel
- 1928–32 Baldur von Shirah (nga 1931 gjithashtu Reichsjugendführer)
- 1932–33 Gerd Ryle(de)
- 1933–34 Oskar Shtebel(de)
- 1934–36 Albert Derihsvajler(de)
- 1936–45 Gustav Adolf Shel (si Reichsstudentenführer Sheli ishte gjithashtu Führer i Deutschen Studentenschaft)
- ^ "Gerade auf LeMO gesehen: LeMO Kapitel: NS-Regime". dhm.de (në gjermanisht). Marrë më 2022-12-01.