Lidija Dimkovska
Lidija Dimkovska (lindur në 1971) ishte një poete maqedonase, noveliste dhe përkthyese. Ajo lindi në Shkup dhe studioi letërsi krahasuese në Universitetin e Shkupit. Ajo vijoi studimet duke përfunduar studimet master për letërsinë e Rumanisë në Universitetin e Bukureshtit. Ajo ka dhënë mësimdhënie pranë Universitetit të Bukureshtit si dhe në Universitetin e Nova Goricës në Slloveni. Ajo jeton tani në Lubjana, duke punuar si shkrimtare e pavarur dhe përkthyese e literaturës sllovene dhe rumune.[1]
Dimkovksa është redaktore pranë “Blesok”, revistë maqedonase online për letërsinë. Ajo ka fituar një sërë çmimesh për letërsinë duke përfshirë:
- Çmimin “Hubert Burda” për letërsinë për poetët evropianë lindorë (2009);
- Çmimin ndërkombëtar “Tudor Arghezi” për poezinë në Rumani (2012);
- Çmimin për “Unionin e shkrimtarëve maqedonas” (dy herë);
- Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsinë (2013)
Libri i saj i parë ishte novela “Kamera e fshehtë” (2004). Nëpërmejt këtij libri ajo fitoi çmimin për “Unionin e shkrimtarëve maqedonas”. Ky libër u kandidua për çmimin “Utrinski Vesnik” si novela më e mirë e vitit. Ky libër është përkthyer në sllovenisht, sllovakisht, gjuha polake dhe bullgarisht. Një novel tjetër “Backup Life” ka fituar çmimin për “Unionin e shkrimtarëve maqedonas”. Si edhe çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsinë.
Libri i saj me poema “ph Neutral History” u përkthye në anglisht nga Ljubica Arsovska dhe Peggy Reid. Ai u nominua për çmimin “Libri më i mirë-përkthyer” nga revista online për letërsinë “Tre përqind”.[2]
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Profile". Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2016. Marrë më 3 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ University of Rochester website