Liga e Basketbollit e Shqipërisë (femra)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Liga e Basketbollit e Shqipërisë për femra është një kompeticion që konsiston në pjesëmarrjen e klubeve profesioniste të basketbollit për femra në Shqipëri dhe është evenimenti më i rëndësishëm në këtë disiplinë. U themelua në vitin 1947 nga FSHB. Kupa është evenimenti i dytë për nga rëndësia.

Ekipi me më shumë trofe është PBC Tirana, që e kanë fituar këtë kupë për numrin rekord 41 herë.[1]

Liga konsiston në 12 ekipe profesioniste në Shqipëri dhe është një nga ligat më të vjetra në Ballkan, themeluar që në vitin 1947. Ky sport u rrit me shpejtësi në Shqipëri dhe rreth viteve 70' pothuaj cdo qytet kishte sallën apo fushën e basketbollit të vet. Pas rënies së komunizmit shumë klube u tkurrën pasi shumë lojtarë u larguan nga Shqipëria për të luajtur në vende të tjera. Pjesëmarrja e fansave gjithashtu u reduktua ndjeshëm dhe popullariteti i këtij sporti u ul në shifra shqetësuese. Gjithsesi, pas vitit 1993 pati njëfarë përmirësimi në këtë drejtim sepse shumë qytete ri-krijuan dhe stabilizuan ekipet e tyre. Sot në Shqipëri ekzistojnë 12 ekipe profesioniste sikurse dhe një sasi e madhe ekipesh amatore, të gatshme për të hyrë në ligat profesioniste.

Evenimenti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtarët e Ligës së Basketbollit Shqiptar grupohen në 2 divizione: Liga A dhe Liga e Dytë (ose Liga B). Cdo divizion ka 6 ekipe të cilave u duhet të luajnë 4 herë me njëra tjetrën në dy faza të ndryshme gjatë sezonit të rregullt. Në cdo fazë, një ekip luan ndaj secilit kundërshtar 2 herë, një herë në fushën e tij dhe një herë në fushë kundërshtare. Kjo përbën një numër prej 20 ndeshjesh në sezonin e rregullt.

Pasi sezoni i rregullt përfundon, 4 ekipet më të mira kualifikohen për fazën finale ku ekipi i parë ndeshet me ekipin e 4të, ndërsa ekipi i dytë ndeshet me ekipin e tretë. Nga këto përplasje kualifikohet ekipi që fiton 2 ndeshjet e para, ndërkohë që ndeshjet luhen brenda dhe jashtë, derisa të arrihen 2 fitore. Ekipet që fitojnë këto përplasje kualifikohen për në finalet që luhen nëpër fushat respektive, ndeshjet luhen brenda dhe jashtë në varësi të shortit. Ekipi që arrin 3 fitore i pari shpallet kampion.

Fitoret vlejnë 2 pikë dhe humbjet 1 pikë. Në fund të sezonit, 2 ekipet që zënë vendet 5-6 humbasin fazën finale. Ekipi që zë vendin e 6të kalon në Ligën B, ndërsa ekipi që zë vendin e 5të luan kundër ekipit që renditet i dyti në Ligën B dhe fituesi ka të drejtën që të luajë në Ligën A.

Fituesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më poshtë janë fituesit ndër vite të Ligës:

Sezoni Kampionët
1947 17 Nëntori
1948 17 Nëntori
1949 17 Nëntori
1950 17 Nëntori
1951 17 Nëntori
1952 17 Nëntori
1953 17 Nëntori
1954 17 Nëntori
1955 17 Nëntori
1956 17 Nëntori (*)
1957 17 Nëntori
1958 17 Nëntori
1959 17 Nëntori
1960 17 Nëntori
1961 17 Nëntori
1962 17 Nëntori
1963 17 Nëntori
1964 17 Nëntori
1966 17 Nëntori
1968 17 Nëntori (**)
1969 17 Nëntori
1970 17 Nëntori
1971 17 Nëntori
1972 17 Nëntori
1973 17 Nëntori
1974 17 Nëntori
1975 B.C. Apolonia
1976 17 Nëntori
1977 PBC Flamurtari Vlorë
1978 BC Skënderbeu Korçë
1979 PBC Flamurtari Vlorë
1980 PBC Flamurtari Vlorë
1981 PBC Flamurtari Vlorë
1982 17 Nëntori
1983 17 Nëntori
1984 PBC Flamurtari Vlorë
1985 PBC Flamurtari Vlorë
1986 17 Nëntori (***)
1987 17 Nëntori
1988 17 Nëntori
1989 Partizani Tirana
1990 PBC Flamurtari Vlorë
1991 17 Nëntori
1992 PBC Tirana
1993 PBC Tirana
1994 PBC Tirana
1995 PBC Tirana
1996 PBC Flamurtari Vlorë
1997 PBC Tirana
1998 PBC Tirana
1999 PBC Tirana (****)
2000 BC Skënderbeu Korçë
2001 PBC Flamurtari Vlorë
2002 BC Luftëtari
2003 BC Luftëtari
2004 BC Luftëtari
2005 PBC Flamurtari Vlorë (*)
2006 PBC Flamurtari Vlorë
2007 PBC Flamurtari Vlorë
2008 PBC Flamurtari Vlorë
2009 PBC Flamurtari Vlorë
2010 PBC Flamurtari Vlorë
2011 PBC Flamurtari Vlorë
2012 B.C. Apolonia
2013 PBC Flamurtari Vlorë
2014 PBC Flamurtari Vlorë
2015 PBC Flamurtari Vlorë
2016 PBC Flamurtari Vlorë (**)
2017 PBC Flamurtari Vlorë
2018 PBC Flamurtari Vlorë
2019 PBC Tirana
2020 -
2021 PBC Flamurtari Vlorë
2022 PBC Flamurtari Vlorë[2]
2023 PBC Flamurtari Vlorë[3]

Renditja Trofeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

PBC Tirana 41 herë

PBC Flamurtari Vlorë 25 herë

BC Luftëtari 3 herë

B.C Apolonia 2 herë

BC Skënderbeu Korçë 2 herë

BC Partizani Tirana 1 herë

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]