PBC Tirana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

PBC Tirana janë një skuadër që merr pjesë në Ligën e Basketbollit të Shqipërisë. Është ekipi i dytë historikisht më i suksesshëm në Basketbollin shqiptar pas B.C. Partizani Tirana, me 20 tituj kampioni të fituar.[1]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

PBC Tirana janë 20 herë Kampionë të Shqipërisë, 18 herë fitues të Kupës dhe 8 herë fitues të Superkupës në basketboll për meshkuj.

PBC Tirana kanë marrë pjesë në disa Kompeticione Europiane dhe ndeshje apo turne miqësore, ku në disa raste kanë arritur sukses. Të paharrueshme ndeshjet kundër finalistëve të Ligës Evropiane të Basketbollit, KK Split në turin e 2të (pasi kishin eliminuar në turin e 1rë belgët e Cercle Jeunesse duke i fituar të dyja ndeshjet) ekipi bardhë e blu bëri një paraqitje të mirë përpos humbjeve 77-90 në Tiranë dhe 58-85 në Split. Apo ndeshjet kundër Fituesve të Kupës së Kupave në sezonin 1973-74, KK Crvena Zvezda, në humbjet brenda dhe jashtë 83-99 dhe 70-114.

Që prej vitit 1999, një epokë e re nisi për ekipin bardhë e blu. Pasi fituan 8 trofe brenda periudhës 1999-2003, pas një ndërprerje të shkurtër mes viteve 2004-06, bardhë e blutë u rikthyen duke koleksionuar pothuajse cdo trofe të vënë për tu fituar. Duke marrë 5 tituj Kampionë, 5 Kupa dhe 5 Superkupa. Dobësimi i përkohshëm i ekipit në sezonin 2012 dhe forcimi i rivalëve Kamza Basket e Vllaznia bëri që për 4 vjet të mos fitoheshin trofe, por Tirana u rikthye sërish fuqishëm, madje edhe me paraqitje dinjitoze në Ligën Ballkanike.

Ndeshjet në shtëpi i luan në Pallatin e Sportit Asllan Rusi (kapaciteti 3.000 ulur) ose Pallatin e Sportit Fahrie Hoti.

Arritjet Kombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liga e Basketbollit e Shqipërisë - 20 (1946, 1948, 1949, 1950, 1957, 1961, 1962, 1963, 1965, 1971, 1999, 2001, 2002, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2017, 2018)

Kupa e basketbollit e Shqipërisë - 18 (1961, 1962, 1963, 1969, 1971, 1973, 1977, 1988, 2000, 2001, 2002, 2007, 2008, 2009, 2011, 2012, 2016, 2017, 2018)

Superkupa e basketbollit e Shqipërisë - 8 (2001, 2003, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2017)

PBC Tirana (femra)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për informacione mbi ekipin e basketbollit për femra shiko PBC Tirana (femra)

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Historia e kampioneve shqiptare meshkuj". Arkivuar nga origjinali origjinali më 11 dhjetor 2011. Marrë më 5 shkurt 2012.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]