PBC Tirana (femra)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

PBC Tirana (femra) janë një skuadër që merr pjesë në Ligën e Basketbollit të Shqipërisë. Është ekipi më i suksesshëm në Basketbollin shqiptar për femra me 41 tituj kampioni të fituara.[1]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

PBC Tirana janë 41 herë Kampionë të Shqipërisë, 26 herë fitues të Kupës dhe 3 herë fitues të Superkupës në basketboll për femra. PBC Tirana kanë marrë pjesë në disa kompeticione Evropiane dhe ndeshje apo turne miqësore, ku në disa raste kanë arritur sukses. Si psh fitoret kundër kundërshtarëve të fortë të BC Levski Sofia në turin e 1rë të Kupës së Kampionëve 1994-95.

PBC Tirana janë një klub legjendar në Shqipëri duke dominuar përgjatë gjithë historisë së basketbollit për femra, që nga fillimet e tij. Gjithsesi, që prej sezonit 2003-04, edhe pse kanë humbur disi shkëlqimin dhe lavdinë e dikurshme kanë konkurruar me dinjitet përballë kundërshtarëve duke marrë 8 trofe.

Ndeshjet në shtëpi i luan në Pallatin e Sportit Asllan Rusi (kapaciteti 3.000 ulur) ose Pallatin e Sportit "Fahrie Hoti".

Arritjet Kombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liga e Basketbollit e Shqipërisë (femra) - 41 (1947, 1948, 1949, 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1955, 1956, 1957, 1958, 1959, 1960, 1961, 1962, 1963, 1964, 1966, 1968, 1969, 1970, 1971, 1972, 1973, 1974, 1976, 1982, 1983, 1986, 1987, 1988, 1991, 1992, 1993, 1994, 1995, 1997, 1998, 1999, 2019)

Kupa e basketbollit e Shqipërisë (femra) - 26 (1956, 1957, 1960, 1961, 1962, 1965, 1966, 1967, 1968, 1969, 1970, 1971, 1972, 1976, 1977, 1979, 1984, 1986, 1989, 1993, 1995, 1997, 2005, 2013, 2018, 2019)

Superkupa e basketbollit e Shqipërisë (femra) - 3 (2003, 2016, 2018)

PBC Tirana (meshkuj)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për informacione mbi ekipin e basketbollit për meshkuj shiko PBC Tirana.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Historia e kampioneve shqiptare femra". Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 prill 2012. Marrë më 6 shkurt 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]