KV Tirana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

KV Tirana (Klubi i Volejbollit Tirana) për meshkuj dhe femra janë ekipe profesioniste volejbolli që marrin pjesë në Ligën e meshkujve dhe Ligën e femrave.[1][2]

Ekipet e Tiranës në volejboll për meshkuj dhe femra kanë bërë histori në volejbollin shqiptar duke u renditur ndër ekipet e shquara dhe në elitën e këtij sporti në Shqipëri.

KV Tirana për Meshkuj dhe Femra janë degë të klubit shumësportësh SK Tirana.

KV Tirana në Volejboll për Meshkuj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e ekipit të Volejbollit Meshkuj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KV Tirana janë 9 herë Kampionë të Shqipërisë dhe gjithashtu 7 herë fitues të Kupës në volejboll për meshkuj, duke u renditur mes 4 më të mirëve përsa i përket suksesit dhe numrit të trofeve, krahas Dinamos, Studentit dhe Partizanit. KV Tirana kanë marrë pjesë në disa Kompeticione Europiane dhe ndeshje apo turne miqësore, ku në disa raste kanë arritur sukses. Sic kanë qenë eliminimi i ekipit zviceran Lausanne UC në turin e 1rë të Kupës së Kupave në sezonin 1990-91, me diferencë pikësh pas fitores brenda e humbjes jashtë, para se të eliminoheshin nga gjermanët e Milberstofer München në turin e 2të, duke i humbur të dyja ndeshjet 1-3 dhe 0-3. Tirana i përsëriti sukseset edhe në sezonet 1995-96 dhe 1996-97 kur eliminoi KK Budućnost Podgorica të Malit të Zi dhe OL Kakanj Bosnia të Bosnjës.

Vitet e fundit KV Tirana nuk ka fituar dot trofe, por ka konkurruar me dinjitet në të dyja kompeticionet kombëtare.

Ndeshjet në shtëpi i luan në Pallatin e Sportit Asllan Rusi (kapaciteti 3.000 ulur)

Arritjet Kombëtare Volejboll për Meshkuj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liga e Volejbollit e Shqipërisë - 9 (1947, 1948, 1949, 1957, 1987, 1988, 1992, 1993, 1994)

Kupa e volejbollit e Shqipërisë - 7 (1957, 1958, 1964, 1987, 1991, 1992, 1996)

KV Tirana në Volejboll për Femra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e ekipit të Volejbollit Femra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KV Tirana janë 20 herë Kampionë të Shqipërisë, 10 herë fitues të Kupës dhe 1 herë fitues të Superkupës në volejboll për femra, duke u renditur mes më të mirëve përsa i përket suksesit dhe numrit të trofeve. Bardheblutë janë gjithashtu fitues të Superkupës Mbarëkombëtare në vitin 2011. Ekipi bardheblu ka një histori mjaft të shquar që në fillimet e volejbollit për femra, sidomos në vitet 50' dhe 60', por më pas pati një rënie disa vjecare. Gjithsesi vajzat rikthehen tek trofetë pas vitit 2008, duke risjellë lavdinë e dikurshme teksa dominonin volejbollin shqiptar duke fituar kupa e kampionate. KV Tirana kanë marrë pjesë në disa Kompeticione Europiane dhe ndeshje apo turne miqësore, ku në disa raste kanë arritur sukses. Suksesi më i madh ishte ai i sezonit 1994-95, ku pasi eliminuan maqedonasit e Makedonija Strumnica (3-0, 1-3) dhe OK Celje Slovenia (sllovenët u tërhoqën) arritën ndër 16 më të mirët duke u përballur me ekipin e fortë italian Latte Rugiada Matera ku i humbën të dyja ndeshjet 0-3, 0-3. Më herët, Tirana patën arritur të tjera suksese, si ai në sezonin 1969-70 në Kupën e Kampioneve ku eliminuan turqit e Fenerbahce Istanbul para se të eliminoheshin nga rumunët e CS Rapid Bucuresti në turin e 2të me dy humbje, 0-3 dhe 0-3. Sukseset më të fundit janë ato të sezonit 1995-96 në Kupën CEV ku mundën 3-0 sllovenët e Klimacommerce Bled dhe pjesëmarrja në Turneun e 4të Ndërkombëtar të Femrave në Partinico (Itali) në 1992 ku morën medaljen e argjendit pas fitores 3-1 ndaj ekipit KIW Agrigento.

Gjatë sezoneve të fundit, KV Tirana (femra) kanë qenë të suksesshëm në aktivitetet kombëtare duke fituar 4 kampionate e 3 kupa - një rikthim në kohët e arta kur dominonin krahas Dinamos.

Ndeshjet në shtëpi i luan në Pallatin e Sportit Asllan Rusi (kapaciteti 3.000 ulur)

Arritjet Kombëtare Volejboll për Femra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liga Volejboll - 20 (1946, 1948, 1950, 1951, 1952, 1955, 1959, 1961, 1962, 1963, 1964, 1966, 1967, 1969, 1992, 1994, 2008, 2009, 2010, 2013)

Kupa Volejboll - 10 (1957, 1960, 1961, 1965, 1966, 1967, 1968, 2008, 2012, 2013)

Superkupa Volejboll - 1 (2014)

Superkupa Mbarëkombëtare - 1 (2011)

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "ABC News rreth KV Tirana në Volejboll". Arkivuar nga origjinali origjinali më 31 dhjetor 2013. Marrë më 20 janar 2014.
  2. ^ Giovanni Armillotta për Volejbollin Shqiptar

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]