Lina Medina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Lina Medina
Lindi më 27 shtator 1933
Vendlindja Ticrapo, Peru
Kombësia Peruane
E njohur për  Nëna më e re në historinë e mjekësisë
Bashkëshorti Raúl Jurado (m. 1970s)
Fëmijë Gerardo Medina
14 maj 1939 – 1979 (vdiq në moshën 40 vjeçare)

Lina Medina (lindi më 27 shtator 1933) është një grua peruane që është nëna më e re në historinë e mjekësisë, duke lindur në moshën pesë vjeç, shatë muaj dhe 17 ditë. Ajo jeton në Lima, në kryeqytetin e Perusë.

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindur në Ticrapo, Peru,[1] e bija e Tiburelo Medina dhe Victoria Losea,[2] Lina u dërgua në spital nga prindërit e saj në moshën pesë vjeçare pas një rritjeje të madhësisë së barkut. Fillimisht mendohej se ajo kishte tumor, por mjekët zbuluan se ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Doktor Gerardo Lozada e dërgoi atë në Lima, që ta konfirmonin edhe specialistët e tjerë se Lina ishte shtazënë.[3]

Një muaj e gjysmë më pas, Medina, në moshën 5 vjeç dhe 7 muaj, lind një djalë nëpërmjet prerjes çezariane më 14 maj 1939. Ndërhyrja u krye nga doktorët Lozada dhe Busalleu. Gjatë ndërhyrjes, mjekët zbuluan se ajo kishte organe seksuale prej një të rriturje, për shkak të pubertetit të hershëm.[1] Doktor Edmundo Escomel tha për gazetën mjekësore La Presse Médicale se Linës i kishin ardhur menstruacionet që kur ishte 8 muajshe, duke kundërshtuar zërat e mëparshëm që thonin se i kishin ardhur në moshën 3 vjeçare.[3][4][5]

Djali i Linës peshonte 2.7 kg dhe u quajt Gerardo, për shkak të mjekut Gerardo Lozada. Gerardo deri në moshën 10 vjeçare, besonte se Lina ishte motra e tij.[3]

Identifikimi i babait dhe jeta e mëvonshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Medina nuk e ka zbuluar kurrë babain e fëmijës dhe as rrethanat se si ajo mbeti shtatzënë. Megjithëse babai i Linës u arrestua me dyshimin e abuzimit seksual me të mitur, ai u lirua më vonë për mungesë provash dhe babai biologjik që la shtatzënë Linën, nuk u gjet kurrë.[3][6] Djali i Linës u rrit i shëndetshëm dhe vdiq në vitin 1979, në moshën 40 vjeçare.[1][3]


Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c "Six decades later, world’s youngest mother awaits aid". The Telegraph. 27 August 2002. Arkivuar nga the original më 2009-07-16. Marrë më 2009-07-14. 
  2. ^ Elgar Brown (for Chicago Evening American). "American scientists await U.S. visit of youngest mother: Peruvian girl and baby will be exhibited," San Antonio Light, July 11, 1939, page 2A.
  3. ^ a b c d e "Youngest Mother". Snopes.com. 21 Jul 2004. Marrë më September 30, 2011. 
  4. ^ Janice Delaney; Mary Jane Lupton; Emily Toth (1988). The Curse: A Cultural History of Menstruation (2nd (revised) ed.). University of Illinois Press. p. 51. ISBN 0252014529. 
  5. ^ Rodney P. Shearman (1985). Clinical reproductive endocrinology. Churchill Livingstone. p. 401. ISBN 0443026459. In a number of instances, precocious pregnancies at a very early age have been reported. The striking example is that of Lina Medina, who had a Caesarean section when 5 ½ years old, but there have been other pregnancies in children aged 6, 7, 8 and 9 years (Sickel, 1946). 
  6. ^ "Little Mother". Time. 1957-12-16. Arkivuar nga the original më 2009-07-16. Marrë më 2011-11-16.