Liqenet e Valamarës
Liqenet e Valamarës Ndodhen në malin e Valamarës, të vendosura në një cirk të madh kompleks akullnajor, në lartësinë rreth 2200 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Shënepremte të rrethit të Gramshit.
Gjeografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përbëjnë një grup prej tre liqenesh akullnajore, me gjatësi dhe gjerësi mesatare 300 m e 200 m, të veçuara nga njeri tjetri prej depozitimesh morenike. Liqeni më i madh ka përmasa mesatare 600 m gjatësi dhe 200 m gjerësi. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Janë të pasura me një botë të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohen sipas intinerarit Gramsh – Lenie dhe prej këtej vazhdohet rruga këmbësore drejt qafës së Mushkës për shpatin lindor të malit të Valamarës.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |