Shënepremte (Gramsh)
Shënepremte |
---|
Shënepremtja ose fshati Lenie ndodhet në skajin lindor të rrethit të Gramshit rreth 50 km larg tij, dhe rrethohet nga male të larta nga të gjitha drejtimet, male me lartësi 1500 deri 2373 metra mbi nivelin e detit. Kësisoj Shënepremtja i ngjan një fshati të fundosur në një cirku gjigand.[1] Fshati njihet per Liqenin e Zi, apo, thirrur ndryshe, Liqenin e Ujit të Ftohtë, një liqen me ujë kurativ, ku mjekohen shume njerëz, nëpërmjet pirjes së ujit dhe banjave. Liqeni, 1634 m mbi nivelin e detit, është unikal në Shqiperi.[2]
Relievi i saj është i lartë, me përthyerje të ndjeshme, me kodra, pllaja e male. Ansambli që vesh si aureolë këtë fshat ka bukuritë dhe kontrastet e veta. Aty bashkohen në mënyrë organike e ashpra me të butën, maja e maleve që bie thikë mbi livadhe dhe kullota të buta, shkallare të veshura me kullota, të cilat zbresin nga lartësitë drejt fshatit.
Lenie-Shënepremte është e vendosur në vargmalet e Valamares – Sogorë – Koshnicë e cila ka një sipërfaqje 150 kilometra katrorë. Vargmalet Valamare - Lenie i rrijnë Shënepremtes si një kurorë duke bërë ndarjen nga ultësira në rajonin Pogradec - Korcë, si dhe shërbejnë si mburojë për erërat e ftohta të Ballkanit.
Feenomenet akullnajore dhe meterologjikekanë bërë që në këto vargmale të ndodhen 14 liqene me origjine akullnajore.
Shënepremtja nga lindja dhe juglindja kufizohet me disa fshatra të Korces si: Strelcë, Gopesh dhe Moglicë, kufi që fillojnë nga lartësitë e vargmalit të Lenies tek vendi i quajtur Mocali i Ariut, Qafa e Mushkës, Qafa e Shënepremtes e deri në Mollë të Graboves ku lumi i Shënepremtes derdhet në Lumin Devoll. Vija kufitare me Korces është 21 KM
Nga Veriu, Shënepremtja kufizohet me Pogradecin dhe në Veriperëndim me disa fshatra të Gramshit si Sojnik, Rëmath, Bulcar, e cila është pjesë e vargmalit Valamare – Sogorë Koshnice.
Vargmali Valamare – Lenie është faktor ndikimi kryesor në përcaktimin e klimës së Shënepremtes. Si rezultat i përleshjes së agjentëve atmosferik që vijnë nga Ultësira Bregdetare dhe pritja e erërave nga verilindja ka bërë që në këtë zonë të hasen pothuajse pjesa dërrmuese e florës spontane si dhe bimët endemike në rrezik zhdukje të shpallura në librin e kuq.
Komuna Shënepremte |
---|
Shënepremte (Lenie) · Bicaj · Grabovë e Poshtme · Grabovë e Sipërme · Kuratë · Valth |
redaktoni kutinë |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gazeta Dita (21 shkurt 2017). "Shënepremtja dhe Kanionet e Kopaçit". Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2017. Marrë më 21 nëntor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Salliu, Fatos (22 gusht 2017). "Gramsh, liqeni çudibërës në Shqipëri që shëron sëmundjet e njerëzve". Syri.net. Marrë më 21 nëntor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Artikuj me stampa shënimesh që shënjestrojnë faqe joekzistuese
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Gramshit