Jump to content

Njësia administrative Shënepremte

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komuna Shënepremte)
Njësia administrative Shënepremte

Komuna Shënepremte është një komunëShqipëri.


Pozita Gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shënepremtja ndodhet në skajin lindor të rrehtit të Gramshit rreth 50 km larg, i cili rrethohet nga male të larta nga të gjitha drejtimet, male me lartësi 1500 deri 2373 metra mbi nivelin e detit.Kësisoj Shënepremtja i ngjan një fshati të fundosur në një cirku gjigand.

Reljevi i saj është i lartë,me përthyerje të ndjeshme, me kodra, pllaja e male. Ansambli që vesh si aureolë këtë fshat ka bukuritë dhe kontrastet e veta. Aty bashkohen në mënyrë organike e ashpra me të butën, maja e maleve që bie thikë mbi livadhe dhe kullota të buta, shkallare të veshura me kullota, të cilat zbresin nga lartësitë drejt fshatit. Lenie-Shënepremte është e vendosur në vargmalet e Valamares – Sogorë – Koshnicë e cila ka një sipërfaqje 150 kilometra katrorë. Vargmalet Valamare - Lenie i rrijnë Shënepremtes si një kurorëduke bërë ndarjen nga ultësira në rajonin Pogradec - Korce si dhe shërbejnë si mburojë për erërat e ftohta të Ballkanit.

Feenomenet akullnajore dhe meterologjikekanë bërë që në këto vargmale të ndodhen 14 liqene me origjine akullnajore.

Shënepremtja nga lindja dhe juglindja kufizohet me disa fshatra të Korces si: Strelcë, Gopesh dhe Moglicë, kufi që fillojnë nga lartësitë e vargmalit të Lenies tek vendi i quajtur Mocali i Ariut, Qafa e Mushkës, Qafa e Shënepremtes e deri në Mollë të Graboves ku lumi i Shënepremtes derdhet në Lumin Devoll. Vija kufitare me Korces është 21 KM

Nga Veriu, Shënepremtja kufizohet me Pogradecin dhe në Veriperëndim me disa fshatra të Gramshit si Sojnik, Rëmath, Bulcar e cila është pjesë e vargmalit Valamare – Sogorë Koshnice.

Vargmali Valamare – Lenie është factor ndikimi kryesor në përcaktimin eklimës së Shënepremtes.Si rezultat i përleshjes së agjentëve atmosferik që vijnë nga Ultësira Bregdetare dhe pritja e erërave nga verilindja ka bërë që në këtë zonë të hasen pothuajse pjesa dërrmuese e florës spontane si dhe bimët endemike në rrezik zhdukje të shpallura në librin e kuq. (per më shumë informacion kliko: www.lenieonline.com/cms/