Jump to content

Liri Dinga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Liri Dinga Florikulturiste, pro-fesore.

Lindi në Tiranë në vitin 1944 ku kreu dhe shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta e u diplomua në Fakultetin e Shkencave Natyrore të UT (1968). Po këtë vit u emërua kërkuese shkencore në Kopshtin Botanik dhe prej vitit 1985 drejtoreshë e tij.

Si specialiste e florës zbukuruese është përqendruar në studimin e bioekologjisë së bimëve të Kopshtit Botanik. Pedagoge e lëndës florikultura në Fakultetin e Bujqësisë të UBT dhe e lëndës gjeografia e bimëve në FSHN të UT. Ka botuar tekstin “Florikultura” (1976, ribotuar 1995). Është pjesëmarrëse në projekte mjedisore dhe autore studimesh e botimesh popullarizuese në fushën e florikulturës dhe edukimit mjedisor. [1]

  1. ^ "Libraria fizike e Akademise se shkencave Shqipëri".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)