Jump to content

Lisenko Malaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lisenko Malaj aktor dhe regjisor shqiptar, ka lindur në 3 dhjetor të vitit 1952 në Vlorë. Ai kreu studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, dega e artit dramatik. Një nga rolet më të spikatura ë Lisenkos ishte në rolin e Lonit në kinokomedine muzikore Karnavalet (1980) dhe më pas role me rëndesi në filmat Shpresa (1988) dhe Shpella e pirateve (1990).

U njoh më shumë si regjisor i ri me të dhëna premtuese, të cilat u dëshmuan fillimisht në dokumentarin e tij të parë “Pranvera dy hapa pranë (1985), fitues i ccmimit të tretë në Festivalin VI të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe filmin e parë artistik “Tri ditë nga një jetë (1986), për të mbërritur në filmin dramatik “Misioni përtej detit”, ku sillet një subjekt interesant nga koha e luftës, zbulimi dhe arrestimin e një tradhtari të arratisur në shtetin fqinj të Greqisë.

I një dimensioni psikologjik është edhe filmi i tij i fundit “Vdekja e burrit (1990), nëpërmjet të cilit del në pah përjetimi i një ambasadori të dalë në pension, në përsiatjet, zhgënjimet, shpërfilljen, vetëmbytjen dhe vetminë e tij. U nda nga jeta në mars 2018.