Lista për Shqipërinë Natyrale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Subjekti politik: Lista për Shqipërinë Natyrale, angazhohet për formimin e një shteti të përbashkët shqiptar në Ballkan, do të marrë pjesë në zgjedhjet që do të organizohen në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojnë shqiptarët ,Kryetar i saj esht Dr. Koco Danaj ekspert i çështjeve gjeostrategjike Rajonale

Lista për Shqipërinë Natyrale që u shpall zyrtarisht në 30 tetor 2010, u krijua jo thjesht për të mbrojtur interesat kombëtare. Kjo është shumë pak, sot ka qindra mijëra shqiptarë që i mbrojnë intersat kombëtare. Sot nuk shtrohet cështja e mbrojtjes së interesave kombëtare, sot shtrohet domosdoshmëria e sendërtimit të Shqipërisë Natyrale, pra e bashkimit kombëtar sipas Aktit Juridik të kuvendit të Vlorës

Lista për Shqipërinë Natyrale është rrjedhimi konkret i platformës për Shqipërinë Natyrale, e cila tashmë është e njohur jo vetëm në mjedisin shqiptar, jo vetëm në mjedisin rajonal, por edhe akoma më gjerë.

Bazamenti i Platformes per Shqipërisë Natyrale janë Dokumentet e njohura historike si Platforma e Lidhjes se Prizrenit, Platforma e Shpalljes së Pavarësisë nga Kuvendi i Vlorës në 28 nëntor 1912, Rezoluta e Konferencës se Bujanit, betimi i luftëtarit të UCK, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që konsideron të ligjshëm bashkimin e Shqiptarëve në një shtet. Konferenca e Helsinkit e vitit 1975 e cila e pranon ndryshimin e kufijve pa dhunë, me mjete paqësore, dhe së fundi Karta e OKB-së, që pranon të drejtën e kombeve për vetëvendosje.

Platforma per Shqiperine Natyrale eshte e vetmja strategji kombetare , per te realizuar Bashkimin Kombetar ,ne rruge Paqsore , mbeshtetur ne Kushtetuten e RSH dhe bazuar ne te gjithe legjislacionin nderkombetar , pa hasur ne asnje kundershti Juridike !

kërkesa për Shqipëri natyrale, është në thelb kërkesa për zbatimin e një Akti Juridik i cili u injorua nga mbledhja e ambasadorëve në Londër ne vitet 1912-1913. Ky injorim u bë në mënyrë më shumë se kolonialiste, u bë në mënyrë barbare. Jo vetëm që kjo mbledhje që u mblodh në 16 dhjetor 1912, pra 18 ditë më pas shpalljes së pavarsisë, nuk e mori parasysh këtë akt juridik, por i trajtoi trojet shqiptare si plackë tregu

"Lista për Shqipërinë Natyrale" do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në gjitha territoret e banuara nga Shqiptarët dhe do kërkoim rishikimin e Marrëveshjes së Londrës të vitit 1913, Marrëveshje e cila "e ndau popullin Shqiptar në shumë shtete."

formimi i "Shqipërisë Natyrale", do të thotë zgjidhje e çështjen Shqiptare në Ballkan.

Shteti i ri Shqiptar, do të përfshij Shqipërinë, Kosovën, pjesë të Serbisë, pjesë të Malit të Zi të Shqiperis lindore dhe të Greqisë me popullatë Shqiptare,

kjo Listë do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në gjitha territoret e banuara nga Shqiptarët. Shqiperi, Kosove, Shqiperi lindore , Mali i Zi, “Luginen e Preshevës, Bujanoci etj


==   https://web.archive.org/web/20190715215605/http://www.shqiperianatyrale.com/