Lluis Kompanisi
Lluis Kompanis | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 21 qershor 1882 Tarros, Urgell |
Vdiq më | 15 tetor 1940 Montjuic, Barcelonë |
Nënshtetësia | Spanjoll |
Punësimi | Politikan |
Lluis Kompanis { anglisht: Lluis Companys i Jover } (21 qershor 1882 – 15 tetor 1940) ishte presidenti i 123-të i Katalunisë, nga viti 1934 dhe gjatë Luftës Civile Spanjolle.
Ai ishte avokat dhe udhëheqës i Republikës së majtë të Katalunisë (ERC). I mërguar pas luftës, ai u kap dhe u dorëzua nga policia sekrete naziste, Gestapoja, te diktatori spanjoll Franko, i cili e ekzekutoi atë me pushkatim në vitin 1940. Kompanis ishte i vetmi president demokratik i zgjedhur me vota në histori të Evropës që u ekzekutua[1][2] dhe 72 vjet më vonë këshilli i luftës që e ekzekutoi atë është ende në fuqi.[3]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I lindur më 21 qershor 1882, në Tarros, në një familje fshatare me rrënjë aristokrate, ai ishte djali i dytë nga dhjetë djemtë e familjes. Prindërit e tij ishin Josep Companys dhe Maris Lluisa de Jover.[4] Pasi mori titullin e tij në juridik në Universitetin e Barcelonës, Kompanis iu kyç jetës politike. Në vitin 1906, si rezultat i djegies së gaztave katalunase Cu-Cut! Dhe La Veu de Catalunya nga ushtria, dhe pas kalimit të Ley de Jurisdicciones (Ligjit të Juridiksionit), me ç’rast mbajti fjalim kundër Spanjës dhe simboleve të saj i cilësoi si vepër penale, ai mori pjesë në krijimin e Solidaritat Catalana.
Më vonë, ai u lidh me jetëshkurtën Unio Federal Nacionalista Republicana, ku ishte president i sektorit për të rinj. Ai u hetua për aktivitet e mëdha rinore dhe u burgos 15 herë, duke u klasifikuar si “person i rrezkishëm” në regjistrimet e policisë, pas Javës Tragjike në Barcelonë.
Së bashku me Françesk Lajertin, Kompanis përfaqësoi pjesën e punës së anës së majtë në Partit Republicà Català (Partia Republikane Katalunase), për të cilën ai u zgjodh këshilltar i Barcelonës në vitin 1916. Në nëntor të vitit 1920, ai ishte arrestuar së bashku me Salvador Seguin (i njohur edhe si El Noi del Sucre), Martí Barrera, Josep Viadiu dhe sindikalistë të tjerë dhe u internuan në Castell de la Mola në Mahon në Minorka. Pak pas kësaj, Lajreti u vra kur po përgatiste mbrojtjen e tij.
Pavarësisht nga internimi i tij, në vitin 1920 në zgjedhjet legjislative, Kompanis u zgjodh deputet i Sabadellit, duke marrë vendin e Lajretit, i cili duhej ta merrte këtë karrige para se të vritej. Kjo i dha atij imunitetin parlamentar, e cila e siguroi atë nga burgu.
Kompanis ishte njëri nga themeluesit e Unió de Rabassaires në vitin 1922, për të cilën ai punoi si avokat dhe drejtor i magazinës La Terra gjatë viteve të regjimit të familjes Primo de Rivera.
I internuar përsëri, atij iu pamundësua marrja pjesë në Conferencia de Izquierdas (Konferencën e të majtëve) e mbajtuar më 12 mars dhe 19 mars 1931, nga e cila lindi partia politike ERC. Sidoqoftë, ai u zgjodh anëtar ekzekutiv i asaj partie, duke përfaqësuar Partinë Republikane Katalunase. Falë marrëveshjes në mes të Lëvizjes Spanjolle të punës dhe Lëvzizjes Spanjolle për bashkim, zgjedhja e Kompanisit në këtë pozitë, i dha ERC-së prestigj të madh në opinion publik majtist, ndërsa para kësaj, ajo konsiderohej si parti e vogël borgjeze.
Shpallja e Shtetit Kalanuas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 6 tetor 1934, Kompanis udhëhoqi Catalan Nationalist në kryengritje kundër qeveritarëve, qendërorve dhe djathtistëve republikanë, dhe e shpalli Shtetin Katalunas (Estat Catala),[5] aksion për të cilin u arrestua dhe u dënua me 30 vjet burg.[6] Gjithsesi, pas zgjedhjeve të vitit 1936 dhe fitores së koalicionit majtiste Fronti Popullor, ai u lirua nga qeveria e re.
Lufta Civile
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pak pasi filloi Lufta Spanjolle Civile, në qershor të vitit 1936, Kompanis përkrahu Republikën e Dytë Spanjolle kundër rebeleve frankosit dhe ishte i rëndësishëm në bashkëpunimin në mes të Central Committee of Anti-Fascist Militias, e cila u mbështet nga qeveria e tij katalunase dhe nga party e Punëtorëve të Bashkimit Marksist, parti komuniste revolucionare kundër-staliniste, dhe Konfederata Kombëtare e Punës (CNT), bashkim i sindikatave anarkiste.[7]
Gjatë luftë, Kompanis u përpoq për të ruajtur unitetin e koalicioni politik të tij, por pas konsulli i Bashkimit Sovjetik, Vladimir Antonov-Ovseyenko, kërcëoni se vendi i tij do t’i ndalë ndihmat dhënë Katalunisë, ai e shkarkoi Andres Ninin nga posti i tij i Ministrit të Drejtësisë në dhjetor të vitit 1936.
Mërgimi dhe ekzekutimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I mëguar në Francë në vitin 1939 pas Luftës Civile, Kompanis kaloi disa mundësi për ta lënë Francën sepse djali i tij, Lluisi, pati disa probleme serioze shëndetësore në një klinikë në Paris.[8] Ai u arrestua në La Beule-les-Pins afër Nantes më 13 gusht 1940 dhe u internua në Burgun La Sante. Pastaj ai u ekstradua nga nazistët gjerman te qeveria spanjolle në Madrid në fillim të shtatorit të vitit 1940 dhe u burgos në bodrumet e selisë së Dirección General de Seguridad (Sigurimit të Shtetit) në Real Casa de Correos në Puerta del Sol. Ai u mbajt atje për pesë jave, mbajtur në vetmi të plotë, i torturuar dhe i rrahur, derisa figura të larta të regjimit të Frankos e vizituan burgun e tij, e ngacmuan dhe i dhanë monedha ose kore të forta në vend të bukës.[8][9] Pas gjyqit të luftës që zgjati më pak se një orë, në mungesë të garancive ligjore ku ai u akuzua për “rebelim ushtarak”, Kompanis u ekzekutua në Kështjellën Montjuïc[10] në Barcelonë në orën 6:30 të mëngjesit më 15 tetor 1940. Pasi refuzoi t’ia mbulonin syte, ai u vendos para tytave të pushkëve të Rojeve Civile dhe ata gjuajtën. Ai bërtiti “Per Catalunya!” (Për Kataluninë!).[11] Kompanis u varros në Varrezën Montjuïc afër kështjellës. Shkaku i vdekjes u dha si “hemorragji traumatike e brendshme”.[12]
Trashëgimia kulturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stadiumi kryesor ku u mbajtën Lojërat Olimpike Verore 1922, e vendosur në Montjuic, është emëruar për nderë të tij. Në vitin 1998, një monument i Kompanisit u vendos afër Harkut të Triumfit, në Shëtitoren Lluis Kompanis, në Barcelonë. Një shok i Kompanisit, Conxita Julià, portretizohet pranë imazhit të Kompanisit në monument.
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ (katalonisht) "La befa al president Companys continua" Retrieved 17 June 2013.
- ^ Eaude, Michael (6 dhj 2007). Catalonia: A Cultural History. New York: Oxford University Press. fq. 10. ISBN 9780199886883. Marrë më 17 qershor 2013.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Europa Press (15 tetor 2010). "Artur Mas reclama anular el juicio de Companys para su completa restitución". La Vanguardia. Marrë më 25 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Finestres, Jordi (tetor 2012). "Lluís Companys. El president màrtir" (në katalonisht) (121). Barcelona: Sàpiens: 46–49.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!) - ^ Preston, Paul. The Spanish Civil War. Reaction, revolution & revenge. Harper Perennial. London. 2006. p.78
- ^ Beevor, Antony. The battle for Spain. The Spanish Civil War 1936–1939. Penguin Books. 2006. London. p.30
- ^ Preston, Paul. The Spanish Civil War. Reaction, revolution & revenge. Harper Perennial. London. 2006. pp.253–254
- ^ a b Preston, Paul. (2012). The Spanish Holocaust. Harper Press. London p. 493
- ^ Juliá, Santos; Casanova, Julián; Solé i Sabaté, Josep Maria; Villarroya; Moreno, Francisco. Victimas de la guerra civil. Ediciones Temas de Hoy. 1999. Madrid. p. 331
- ^ Gary McDonogh, Gary (2009) Iberian Worlds. Taylor & Francis At Google Books. Retrieved 17 June 2013.
- ^ Burns, Jimmy (2000). Barca: a people's passion. Bloomsbury. fq. 126.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Preston, Paul. (2012). The Spanish Holocaust. Harper Press. London p.493
External links
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Parardhësi Francesc Macià |
President of the Generalitat de Catalunya Acting until January 1, 1934 in exile from January 23, 1939 to October 15, 1940 1933–1940 |
Pasardhësi Josep Irla In exile |
Parardhësi New title |
President of the Parliament of Catalonia 1932–1933 |
Pasardhësi Joan Casanovas i Maristany |
Parardhësi Francesc Macià, in 1931 |
Acting President of the Catalan Republic 1934 |
Pasardhësi Himself, as President of the Generalitat de Catalunya |
Parardhësi José Giral |
Minister of Marine of Spain 1933 |
Pasardhësi Vicente Iranzo Enguita |
Parardhësi Francesc Macià |
President of ERC 1933–1934 |
Pasardhësi Carles Pi i Sunyer |
Parardhësi Carles Pi i Sunyer |
President of ERC 1936–1940 |
Pasardhësi Vacant, next in 1993, Heribert Barrera i Costa |