Jump to content

Logjika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Logic)

Logjika (gr. Logos-arsye, mendje, shkencë, etj.) është disiplinë filozofike e cila merret me studimin e formave dhe të parimeve të të menduarit të drejtë dhe të vërtetë. Themelues i logjikës është filozofi Aristoteli. Sot ka mendime të ndryshme mbi statusin e logjikës, disa teoricienët dhe filozofë janë të mendimit se logjika tashmë është një shkencë e veçantë, kurse disa të tjerë janë të mendimit se ajo është një degë e filozofisë. Vet themeluesi i logjikës Aristoteli ishte i mendimit se logjika nuk është shkencë e as disiplinë filozofike, por sipas tij logjika është vetëm një mjet (organon) për të hyrë në studimin e shkencave.

Logjika merret me format e mendimit logjik të cilat janë : nocionet, gjykimet (premisat) dhe konkludimet. Megjithatë objekti i logjikës është më i gjerë se kaq, ajo merret edhe me metodologjinë e kërkimit shkencor dhe me studimin e operacioneve logjiko-mendore..