Ludwig Feuerbach

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ludwig Feuerbach
U lind më28 korrik 1804
Landshut, Perandoria e Shenjtë Romake (tani Gjermani)
Vdiq më13 shtator 1872
Rechenberg, në afërsi të Nyrëmberg
KombësiaGjerman

Ludwig Andreas Feuerbach (lindi më 28 korrik 1804Rechenberg - vdiq më 13 shtator 1872, Rechenberg, në afërsi të Nyrëmberg) filozofë gjrmanë. Filloi studimet e teologjisë në Heidelberg, i ndërpret pas një viti dhe bëhet disipël (nxënës) i Hegelit në Berlin. Idhtar i profesorit të vet, në fillim, kreu punimet mbi Bacon-in dhe Spinozën të titulluar « Histori e filozofisë se re » dhe pas kësaj vepre, u shkëput nga idetë hegeliane duke i quajtur si tepër idealiste e mësuesin e tij e konsideron si teolog. Në veprën e tij kryesore, « Esenca e krishtenizmit », bën analizë mbi fenë si një shtrembërim mendor dhe thor se njeriu e çpiku duke qenë koshient për dobësitë e veta dhe kështu, në Perendinë kërkon horizontet e nevojave të veta. Religjionin e vendon në shkallë të një vizioni antropologjik ku vet Perendia s’është vetëm një ideal. Kjo ndikoi në masë mbi hegelianët e majtë, si dhe mbi Engelsin et Marx-in (Marks). Filozofia e Feuerbach-ut sheh në njeriun një « esencë » dhe « sentiment » që janë fillim dhe fund i çdo realiteti.

Më 1837 u martua me pasaniken Bertha Loew e kjo i mundësoi ti jepet plotësisht filozofimit dhe shkrimit. Shkroi shum artikuj por si që u tha më lartë vepra që bëri bujë është « Esenca e krishtenizmit » të cilën megjithate e « nxini Stirner-i me veprën e vet « Njëshi dhe pasuria e tij ». Stirner arrin të paraqes Feuerbachu të çorroditur në vend të religjionit të çorrditur që e quante ky i fundit.

Në fund, pas mossuksesit në zgjedhjet për Asamblenë Nacionale te Frankfurtit dhe pas debatit të revolucionit e rikthimit të Restoracionit ne Gjermani, tezat e ti humbin plotësisht ndikimin në opinion.

Dhjetë vjetët e fundit te jetës iu zvogluen drastikisht të ardhurat, kështuqë u detyrua të largihet nga saraji i Bruckbergut për të jetuar pranë Nurbergut ku edhe vdes më 13 shtator të vitit 1872. Libraria Univerzitare në Heidelberg.

Citate[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Misteret më të mëdha qëndrojnë mbi objektet më të thjeshta. ("Anti Hegeli")
  • Individët e njohin Zotin përmbi çdo gjë vetëm për të pasur për vete një hapësire të pafund ku do të munden të shtrojnë në amshueshmëri individualitetin e tyre të përkufizuar, veçorinë vajtueshmërinë… » (« Mendime mbi vdekjen dhe pavdekshmërinë »).

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]