Jump to content

Lule kungulli të mbushura me gjizë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë




Për katër persona përbërësit duhen :

  • 12 lule kungulli, 200 g gjizë.
  • Pak hudhër të grirë (sipas dëshirës).
  • Pak majdanoz të grirë.
  • 2 vezë.
  • Pak djathë të grirë (i bardhë ).
  • Një lugë vere moskat.
  • Krip sipas dëshirës.
  • Bukë të grirë.
  • Dhe vaj ulliri për të skuqur.

Përgatitja :

Hiqet fistili apo si i thonë atyre që ka në mes lulja me kujdes pa prishur lulen, ndërsa në një pjatë bëjmë përzierjen e gjizës, hudhrës, majdanozit, një të verdhe veze, verën, djathin e grirë, kripën dhe përzihen mirë të gjitha bashkë, pastaj me një lugë hidhet brenda nëpër çdo lule kjo përzierje. Ndërkohë që në një pjatë kemi vezën tjetër të rrahur pak dhe në pjatën tjetër kemi bukën e grirë.

Merret lulja me mbushjen që ka brenda lyhet në pjatën me vezë pastaj në atë me bukë të grirë dhe hidhet në vaj të nxehur fort në një enë të thellë ku ka vaj me bollik dhe jo në cekëtinë lihet vetëm disa minuta dhe shërbehet e ngrohtë me verë.