Luledielli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

(Helianthus annuus L.). Bimë harishtore njëvjeçare e familjes kompozite (Compositae), me rrënjë boshtore që shkon thellë deri 2 m, me kërcell të lartë deri 3 m e të trashë, me rreth 30 gjethe të , këmhyera të mëdha në trajtë zemre, me lule të grumhulluara në një kokë të madhe si disk rreth e rrotull me petla të verdha, ku formohen farat (frytet) me ngjyrë të zezë, që piqen në qershor-gusht. Koka ka vetinë që kthehet nga drita e diellit. Pëlqen klimë të ngrohtë dhe dritë, mhin në temp. rreth 25°C. L. është me prejardhje nga Amerika Qendrore, në Shqipëri është përhapur gjerësisht pas Çlirimit si himë industriale që përdoret për të prodhuar vaj për ngrënie. Sipërfaqja e mbjellë me L. në v. 1983 kundrejt v. 1970 është rritur 2 herë. Rendimenti i L. në v. 1983 kundrejt v. 1970 ishte 1.5 herë më i lartë. Pasi nxirret vaji nga farat, hërsitë që përmhajnë 30-36% proteina përdoren si ushqim për blegtorinë, kurse kërcejtë e lëvozhgat e farave për plehërim. Bima përdoret edhe për njomishte e silazh.