Lumbini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje nga Lumbini

Lumbini është një vend pelegrinazhi budist në distriktin Rupandehi të Nepali. Është vendi ku, sipas tradiës budiste, mbretëresha Mayadevi solli në jetë Siddhartha Gautama-n në vitin 563 p.e.s..[1][2] Gautama, i icili e arriti ndriçimin rreth vitit 528 p.e.s.,[3][4] u bë Gautama Buda dhe themeloi Budizmin.[5][6][7] Lumbini është një nga shumë vendet e pelegrinazhit që janë të shpërndarë në vendet e rëndësishme të jetës së Gautama Budës. Lumbini ka një numër tempujsh, duke përfshirë edhe Tempullin e Maya Devit dhe mjaft të tjerë që janë akoma nën ndërtim. Shumë monumente, manastire dhe një muze —Lumbini International Research Institute — gjenden gjithashtu brenda vendit të shenjtë. Gjithashtu aty ndodhet edhe Puskarini ose Pellgu i shenjtë ku nëna e Budës kreu zhytjen rituale para lindjes së tij dhe ku ai, gjithashtu, kreu banjën e tij të parë. Në site të tjera afër Lumbinit, sipas traditës kishin lindur Buda të mëhershëm, kishin arritur ndriçimin dhe më në fund i kishin braktisur format e tyre tokësore. Lumbinit iu dhe statusi i trashëgimisë botërore nga UNESCO në vitin 1997.[1][2]

Lumbini në kohën e Budës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendndodhja e Lumbinit në Nepal

Në kohën e Budës, Lumbini gjendej midis Kapilavastu-s dhe Devadaha-s (të dyja në Nepal).[8] Ishte pikërisht këtu që Buda u soll në jetë. Një kolonë tashmë shënon vendin e vizitës së Ashoka-s në Lumbini. Sipas një mbishkrimi në kolonë, u vendos aty nga banorët në përkujtim të vizitës dhe dhuratave të Ashoka-s.[9] Parku ishte më parë i njohur si Rummindei, 3.2 km në veri të Bhagavanpura-s.

Në Sutta Nipáta (vargu 683) pohohet se Buda lindi në një fshat të Sákyans në Lumbineyya Janapada. Buda qëndroi në Lumbinívana gjatë vizitës së tij në Devadaha dhe aty predikoi Devadaha Sutta-n.

Flaka e paqes së përjetshme

Rizbulimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1896, arkeologët nepalezë (të drejtuar nga Khadga Samsher Rana dhe i asistuar nga Alois Anton Führer) zbuluan një kolonë të madhe guri në Lumbini. Führer pohoi se kolona ishte vendosur nga Ashoka (perandori i Perandorisë Maurya) rreth vitit 245 p.e.s.. Shënimet e bëra nga udhëtari kinez Faxian në fillim të shekulllit të V të e.s. u përdorën po ashtu në procesin e identifikimit të këtij siti të famshëm fetar.

Gërmimet e fundit poshtë strukturave ekzistuese prej tullash në Tempullin e Mayadevit në Lumbini kanë zbuluar dëshmi të një strukture më të vjetër druri poshtë mureve të faltores më të re budiste prej tullash, e cila u ndërtua gjatë periudhës ashokane. Projekti i faltores ashokane ndjek përpikmërisht atë të strukturës më të herët prej druri, që sugjeron një vazhdimësi në sit. Struktura pre-mauryane prej druri duket se është një bodhigara e lashtë (faltore e adhurimit të pemës), që qonsiston në vrimat e nguljes dhe një kornizë druri që rrethon një dysheme balte që përmban rrënjë të mineralizuara peme. Datimi me radiokarbon i qymyrit të drurit në vrima dhe lumineshenca e stimuluar optikisht për të datuar elementet në tokë sugjerojnë aktivitet njerëzor (me gjasa adhurim para budist i pemës) fillon në sit rreth vitit 1000 p.e.s., i ndjekur nga zhvillimi i një lloj manastiri budist të komunitetit afërsisht rreth vitit 550 p.e.s.[10]

Lumbini i sotëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lumbini

Siti historik i Lumbinit të sotëm është 4.8 km i gjatë dhe 1.6 km i gjerë. Vendi i shenjtë i Lumbinit është i kufizuar nga një zonë e madhe manastirore në të cilën mund të ndërtohen vetëm manastire, jo dyqane, hotele ose restorante. Është i ndarë në një zonë lindore dhe perëndimore, lindorja që ka manastire Theravada dhe perëndimorja që ka manastire Mahayana Vajrayana. Siti i shenjtë i Lumbinit ka rrënoja të manastireve të lashta, një pemë të shenjtë Bodhi, një pellg të shenjtë larjeje, kolonën ashokane dhe Tempullin e Mayadevit, ku supozohet se është vendi i lindjes së Budës. Pelegrinë nga vende të ndryshme që herët në mëngjes deri herët në mbrëmje, kryejnë liturgji dhe meditojnë në sit. Një organizatë jo-qeveritare e quajtur Samriddhi Foundation fillon në vitin 2013 të punoi gjerësisht në fushën e edukimit dhe shëndetit veçanërisht shkollat qeveritare të zonës ku studiojnë fëmijët e varfër. Një organizatë jo-qeveritare e quajtur "Asia Pacific Exchange and Cooperation Foundation" (APECF) e përkrahur nga drejtuesi i Partisë së Bashkuar Komuniste të Nepalit (maoiste) dhe pastaj kryeministri Prachanda, qeveria kineze dhe një grup i OKB-së i quajtur "United Nations Industrial Development Organization" (UNIDO) nënshkroi një marrëveshje për ta zhvilluar Lumbinin në një "zonë të veçantë zhvillimi" me fonde prej 3 milion dollarësh.[11] Projekti ishte një projekt i përbashkët i Kinës dhe OKB-së. Një komitet më i gjerë i quajtur ‘‘'Lumbini Development National Director Committee'’’ nën drejtimin e Pushpa Kamal Dahal u formua më 17 tetor 2011.[12] Komiteti prej gjashtë anëtarësh përfshinte ndër të tjera edhe liderin e Partisë Komuniste të Nepalit, Mangal Siddhi Manandhar, liderin e Kongresit të Nepalit, Minendra Rijal, ministrin e Pyjeve Mohammad Wakil Musalman. Komiteti kishte autoritetin për të "projektuar një master plan për zhvillimin e Lumbinit si një zonë paqësore dhe turistike" dhe përgjegjësia për të mbledhur mbështetje ndërkombëtare për projektin.[12]

Nipponzan Myohoji vendosi të ndërtoi një Pagoda paqeje në park në vitin 2001, që është e vizituar nga shumë kultura dhe besime të ndryshme çdo ditë. Për shkak se hinduistët e shikojnë Budën si një mishërim të Vishnut, kanë filluar të vijnë në pelegrinazh mijëra hindu gjatë hënës së plotë të muajit nepalez të Baisakh-ut (prill–maj) për të adhuruar mbretëreshën Mayadevi si Rupa Devi, hyjnesha nënë e Lumbinit.

Në rupinë nepaleze[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Banka qendrore e Nepalit ka futur një monedhë prej 100-rupishë nepalezë që përmban Lumbinin, vendlindjen e Budës. Nepal Rastra Bank tha se monedha e re do të ishte e disponueshme vetëm gjatë Dashain-it, festa kryesore e Nepalit në tetor 2013. Ajo paraqet portretin e Mayadevit, nënës së Gautama Budës në argjend. Monedha ka gjithashtu një njollë të zezë që do të ndihmonte të verbërit të njihnin kartëmonedhën. Emri i bankës qendrore në shkrimin latin do të printohej në monedhë bashkë me datën e printimit si në vitnumërimin e krishterë ashtu edhe në vitnumërimin Bikram Sambat. Monedha e re është vendosur në vazhdim të një vendimi të qeverisë më 27 gusht.[13]

Transporti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lumbini është 8 orë me makinë nga Katmandu dhe 30-minuta nga Bhairahawa. Aeroporti më i afërt është Aeroporti Gautama Buda në Bhairahawa, me fluturime për në dhe nga Katmanduja.[14]

Vizitorët e huaj (2012–2013)[15][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti janar shkurt Mars prill maj qershor korrik gusht shtator tetor nëntor dhjetor Totali
2013 9,371 17,869 22,581 7,101 3,654 3,552 3,621 9,685 7,351 13,610 16,483 10,618 125,496
2012 6,591 20,045 20,519 8,295 1,316 1,366 2,651 17,924 7,955 13,099 21,740 14,566 136,067
% e ndryshimit 42.18 -10.86 10.05 -14.39 177.66 160.03 36.59 -45.97 -7.59 3.90 -24.18 -27.10 -7.77

Galleria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b UNESCO World Heritage Centre – World Heritage Committee Inscribes 46 New Sites on World Heritage List
  2. ^ a b "Lumbini, the Birthplace of the Lord Buddha". UNESCO. Marrë më 1 mars 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ L. S. Cousins (1996). "The Dating of the Historical Buddha: A Review Article". Journal of the Royal Asiatic Society. 6 (1): 57–63. doi:10.1017/s1356186300014760. JSTOR 25183119. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2011. Marrë më 29 qershor 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Hans Wolfgang Schumann: The Historical Buddha: The Times, Life, and Teachings of the Founder of Buddhism; Motilal Banarsidass Press, 2003, isbn 8120818172, fq. 10–13
  5. ^ "Lumbini, the Birthplace of the Lord Buddha – UNESCO World Heritage Centre". Whc.unesco.org. Marrë më 19 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ ""Gautama Buddha (B.C. 623-543)" by T.W. Rhys-Davids, The World's Great Events, B.C. 4004-A.D. 70 (1908) by Esther Singleton, pp. 124–35". Unz.org. 28 nëntor 2012. Marrë më 19 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "The Buddha (BC 623-BC 543) – Religion and spirituality Article – Buddha, Bc, 623". Booksie. 8 korrik 2012. Marrë më 19 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Lumbini". Victoria and Albert museum. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2011. Marrë më 26 mars 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Mukerji: Asoka, fq. 27; për detaje fq. 201f
  10. ^ Coningham, RAE; Acharya, KP; Strickland, KM; Davis, CE; Manuel, MJ; Simpson, IA; Gilliland, K; Tremblay, J; Kinnaird, TC; Sanderson, D.C.W. (2013). "The earliest Buddhist shrine: excavating the birthplace of the Buddha, Lumbini (Nepal)" (PDF). Antiquity. 87 (338): 1104–23. doi:10.1017/s0003598x00049899. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 dhjetor 2014. Marrë më 29 qershor 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Programs/Projects >> UNIDO IP Projects >> Introduction". UNIDOitpo.org. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ a b "Lumbini Development Committee formed under Dahal's leadership". ekantipur. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2011. Marrë më 17 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Buddha's birthplace in Nepal's 100-rupee note – Indistan News". Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2013. Marrë më 29 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Lumbini". Welcome Nepal. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2013. Marrë më 19 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 shtator 2014. Marrë më 29 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Lumbini Development Committee formed under Dahal's leadership". ekantipur. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2011. Marrë më 17 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Lumbini udhëzues të udhëtimeve nga Wikivoyage