Buda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shtatore e Budës në Japoni
"Buda i lumtur" ose "Buda i qeshur", i njohur më shumë në Kinë, që përfaqëson një murg legjendar, të mençur e të dashur me një bark të madh.

Buda (Budd´ha: Sanksrit, Pali, ndryshe: fj.p.fj. " I Zgjuari ") është emër që përdoret në Budizëm për këdo që ka gjetur dritërimin (`bod`hi`). Fjala Budd`ha përdoret zakonisht edhe për Sidd´hart´ha Gautama (themeluesi historik i Budizmit) ose Hotei (Budën e majmë buzëqeshës, shpesh i parë në shtatore të vogla). Gautama Buda ishte një princ që qe kureshtar mbi jetën pas vdekjes. Sipas gojëdhënës, ai u ul nën një pemë të gjerë të quajtur ``bod`hi`` dhe i`u betua vetes se nuk do ta linte këtë ndenjë (vend), derisa të gjente të vërtetën e jetës mbi vdekjen. Dhe ai e gjeti më vonë pas shumë vitesh, pasi la pas çdo gjë lëndore e sendore.

Në përgjithësi, budistët nuk e mendojnë Sidarta Gautaman që jetoi në Indi rreth viteve 623 p.e.s. deri në 543 p.e.s., dhe mori dritërimin (bod´hi) rreth 588 p.e.s., të ketë qënë Buda i parë apo i fundit. Nga pikëpamja klasike e doktrinës budiste, një Buda është kushdo që rizbulon Darma-n dhe arrin dritërimin, pasi ka mledhur mjaft karma në vete. Sipas budizmit në rrjedhën e kohërave ka pasur shumë qënije të tilla që kanë arritur dritërimin (ndriçimin). Meqë Gautama Buda (i njohur me emrin fetar Shakjamuni) është një anëtar i kohëvijës shpirtërore të Budas së Epërm që shkon prapa në të kaluarën e mjegullt dhe përpara në të ardhmen e largët. Parardhësi i menjëhershëm ishte Kassapa Buda dhe pasardhësi i tij do të quhet Maitreja.

Si lindi buda?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Besohet se Maya (nëna e Budës) sheh një ëndërr që shkon në parajsë dhe së në barkun e saj hyn një frymë e parajsës së formë elefanti ose ylli gjashtë cepësh. Ajo lind pas 10 muajve shtatzënie dhe e lind foshnjën nga kofsha e saj dhe të papërlyer. Pas lindjes Maya vdes dhe hyjnizohet, ndërsa Buda menjëherë pas lindjes i bën 7 hapa. Siddharta i ka pasur dy emra: Buda dhe Sakyamuni.

Buda u ka arritur 4 të vërteta, e ato janë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1. që lindja, pleqëria dhe vdekja ekzistojnë dhe që janë vuajtje.
  • 2. dëshira për jetë dhe për gjëra të kësaj bote (lakmia) është shkak i inkarnimit.
  • 3. ndërprerja e dëshirës me qëllim të lirimit, dhe
  • 4. arritja e Nirvanës (është gjendje e qetësisë absolute shpirtërore).

Simboli i mësimit të Budës është Rrota e ligjit, e cila përbëhet prej 8 rrezeve që simbolizojnë: kuptimin, qëndrimin, të folurit, sjelljet, kujdesin, ndërmarrjet, konsideratat dhe të menduarit.

Baza religjioze e nudizmit është hinduizmi. Budizmi mbështetej edhe prej Brahmanizmit dhe reinkarnimit.

Njerëzit që e arrijnë Nirvanën quhen Arhat, që e ka kuptimin të nderuar dhe të përsosur.

Bota budiste quhet Cakravala, që nënkupton botën përreth, nën dhe mbi malin Meru. Niveli i mesëm përreth malit është niveli i njerëzve, kafshëve dhe demonëve. Niveli nën malin Meru është bota nëntokësore dhe i ka 136 ferre (xhehneme). Për secilin mëkatar (gabimtar) është ferri ose xhehenemi i caktuar. Niveli mbi malin Meru është bota qiellore dhe i ka 26 qiej pse parajsa (xhenete). Në qiell caktohen sipas shtresave. Shtresa me e lartë i takon shpirtrave të Budave. Budistët edhe parajsën edhe ferrin e kanë pjesë të përkohshme d.m.th. ekziston edhe ajo ana tjetër ku Yama i merr në pyetje dhe i vlerëson. Nga parajsa shkojnë në një vend tjetër, ndërsa ferri merret si një vend ndëshkues.

Qëllimi kryesor e budizmit është ndërprerja e Samsarës dhe arritja e Nirvanës (gjendje e qetësisë absolute shpirtërore). Ai që e arrin Nirvanën quhet Arhat (i nderuar, i përsosur).

Në besimet budiste ekziston vetëm një demon Mara. Mara kishte 1000 duar dhe një elefant të madh 750 km. në luftë më Marën, aleatët e Budës tërhiqen, por Buda triumfon falë virtyteve të tij.

Jeta e Budës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në jetën e përditshme Siddharta Gautama ka qenë princ, i cili ka qenë 29 vjet i mbyllur në pallatin mbretëror. Sipas mitologjisë ka ekzistuar një profeci që këtyre do t’iu lindte një djalë i cili do të largohet. Në pallatin mbretëror qëndroi 29 vjet dhe pas kësaj moshe arrin të ikë. Pasi ikë e sheh një njeri të sëmur, një njeri të plakur dhe një të vdekur, për të cilat nuk ka ditur që ekzistojnë. I sheh këto dhe mendon se ka rrugëdalje për këtë. Dhe vendos që ta arrijë të vërtetën, e cila i mposhtë këto. 6 vjet ai predikon, pra prej moshës 29 deri në 35 vjet. Mësimi i Budës është ikja ose evitimi i Samsarës dhe arritja e Nirvanës (Nirvana është një gjendje ku nuk ka kohë, nuk ka vuajtje, dhimbje dhe ku arrihet qetësia absolute e shpirtit). Pra prej moshës 29- 35 vjet Buda mëson, prej 35-80 vjet Buda mëson të tjerët apo predikon. Buda më pas vdes, thuhet se e ka ditur momentin e vdekjes së vet. Budën e djegin nxënësit e tij. Thuhet se mbetjet e tij, të cilat i kanë ngjarë një tube margaritarësh, i kanë nda në 8 pjesë dhe i kanë vendosur nëpër Stupa (tuma).

Rizgjimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para se të arrinte dritërimin apo rizgjimin (sanskrit Bod´Hi) dhe të merrej me predikimin e doktrinës (Darma), Gautama ndërmori për gjashtë vjet (sipas burimeve të përçuara) edhe forma të ndryshme askete (të emërtuara tapas, forma të lashta meditimi dhe joge). Kjo kohë e jetës së tij shënoi një pikë shumë të rëndësishme për mësimin e tij : Buda përjetoi të gjitha përvojat e mundshme njerzore: asketizmin, pushtetin, famën, vdekësimin e trupit, varfërinë, vetminë, martesën dhe dashurinë.

Buda predikoi një doktrinë dhe një praktikë nganjëherë në skajet e diturisë dhe ndërgjegjes deri në shuarjen / fikjen (Nirvanas), që i shmanget teprisë shqisore kështu si asketizmi i hidhur që dëshiron mendjen dhe dëmton trupin. Dëgjuesit e tij të parë kryesorë do të ishin murgjërit, pastaj shokë të kërkimit dhe më pas ndjekës (nxënës) të tij, që formonin një bashkësi gjithnjë e më shumë të mbruajtur me rregullat e veta. Ai iu predikoi edhe laikëve duke u treguar atyre një rrugë maturie (mase) dhe kontrolli të dëshirave që çojnë në një kushtëzim më të mirë të jetesës.

Preidkimet dhe mësimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tre llojet e Budës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Samjaksambuda[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pratjekabuda[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sravakabuda[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vetitë e Budës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sidarta Gautama (Shakjamuni)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]