Jump to content

Lumi i Amazonës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ujëmbledhësi i Lumit Amazona
Rrjedha e Amazonas nëpër Pyjet e pashkelura

Amazona (Rio Amazonas) është lum në Amerikën Jugore i cili ka ndërtuar sistemin më të madh ujor në botë. Amazona rrjedh nëpër Peru, Brazil dhe pjesërisht si lum kufitar nëpër Kolumbi. Burimi i Amazonës gjendet në malet Ande, prej nga lumi rrjedh në drejtim të perendimit. Amazona ka disa lumenj burimor, më së shpeshti merret si lum burimor Ukajali, rrallë Mranon. Amazona bashkë me Ujakalin dhe lumin Apurimak ka gjatësi rreth 7100 km, ndërsa gjatësia e Amazonës me Maronin arrinë rreth 6400 km. Në rrjedhjen e mesme, nga grykderdhja Javari e deri te grykderdhja Rio Negro, Amazona bart emrin Solimôes. Në këtë pjesë gjerësia e lumit arrinë edhe deri në 20 km, derisa në rrjedhën e poshtme edhe deri në 100 km. Prurja maksimale në grykëderdhje arrinë 300 000 m kub në second (prurja mesatare arrinë rreth 120 m³/s), përkatësisht sasia më e madhe e ujit se e të gjithe lumenjve të Evropës sëbashku.[1] Kjo sasi e madhe e ujit të ëmbël shkakton fenomenin se uji në Oqeanin Atlantik edhe 400 km nga grykëderdhja edhe më tutje është i ëmbël. Lumin Amazona e zbuloi dhe e kaloi në vitin 1541 hulumtusi spanjol Fransisko de Orelana.

Rrjedhat kryesore nga ana e djatht e Amazonës janë:

  • Rio Juruá
  • Rio Purus
  • Rio Madeira
  • Rio Tapajós
  • Rio Xingu
  • Rio Tocantins

Rrjedhat kryesore nga ana e majtë janë:

  • Rio Napo
  • Rio Negro
  • Rio Branco
  • Rio Paru
  • Manaus


  • Amazona është lum i lundrueshëm 4300 km dhe është rruga e vetme komunikuese në këtë pjesë.

Qytet kryesore të cilë jan të vendosur buzë Amazonës janë:

  • Ikitos
  • Manaus
  • Obidos
  • Santarem
  • Belem
  • Makapa

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Burim i informatave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ R.Çavolli, Gjeografia Regjiopnale e Amerikës, Austarlisë dhe Oqeanisë, ETMM , Prishtinë 1983