Lumi i Lushtës
Appearance
Lumi i Lushtës ka një gjatësi prej rreth 19 km dhe është degë e djathtë e Lumit të Ibrit. Lumi i Lushtës buron në kodrën e Lubovecit (800 m) dhe duke kaluar nëpër grykën e vet të prerë në gëlqerore në mes të kodrinave të Bajrit e të Shipolit kalon nëpërmes qytetit (pjesa nga ura e Lushtës e deri në derdhje është e mbuluar dhe mbi të kalon rruga e asfaltuar mespërmes qytetit) derdhet në Ibër. Në fshatin Lushtë afër Gurrës së Brabanikut, në sipërfaqen e tokës vruon një burim i ujit të thartë sulfurik, mbase nën presionin e gazrave të brendshme që gjenden nën horizontet gëlqerore.