Lutfi Kolgjini
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Lutfi Kolgjini i lindur më 1959 në Ferizaj Kosovë është një shqiptar me profesion kalorës i garave me kuaj dhe trainer hipizmi në qytetin Veberöd, Suedi .
Fitues i çmimit Grand Prix në tetor 2013 si kalorës i paraqitur me helmetën dykrenor në nder të simbolit kombtar për këtë shqiptar të njohur është realizuar edhe një film suedez me regjisorë të TV4 nga Lisi Gustavson. Kolgjini fitoi garën kryesore në hipodromin e Solvallës me kalin e tij Face Mosaique, ku mori çmimin e madh Grand Prix de I’UET Solvalla, duke arritur ta thyejë edhe rekordin botëror për këtë kategori.
Kolgjini së bashku me familjen e tij, kanë dhe menaxhojnë një kompani që është një ndër stallat më të mëdha për trajnime të kalorësisë dhe ka afro 35 të punësuar dhe qarkullim vjetor prej rreth 100 milionë kruna.