Mérida (Venezuela)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mérida
Qytet
Nofkat: 
Ciudad de los Caballeros
(Qyteti i Zotërinjve)
Parimet: 
Es Non potest civitas abscondi supra montem posita Sq Nuk mund të fshihet qyteti mbi kodër - Mateu 5:14
Popullsia
 • Gjithsej345.489
{{{postal_code_type}}}
5101
Faqja zyrtarewww.merida.com.ve

Santiago de los Caballeros de Merida (shkurtimisht Mérida) është një qytet në të cilin ndodhet selia e komunës së Libertador në shtetin e Venezuelës Mérida. Një nga qytetet më të mëdha të vendosur në Andet e Venezuelës. Sipas censusit të vitit 2005 qyteti kishte 215.289 banorë.

Mérida është sot qendra turistike dhe universitare e Venezuelës perëndimore.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mérida ka një siperfaqe me 59,39 kuadratkilometra dhe gjendet në 1640 m lart nivelit të detit. Dendësia është 3.449 ban./km².

Qyteti ndodhet në luginën e lumit Came. Nga qyteti mund ta shikoni majën më të lartë në Venezuelës - Pico Bolivar.

Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Censusi i 2005-ës tregoi se Mérida ka 215.289 banorë. Zona metropolitane që përfshijnë Tabay dhe Ejio ka rreth 300.000 banorë.

Popullsia e Méridës është relativisht homogjene, por nuk ka, megjithatë, komunitete të mëdha e të huajve. Midis tyre ka grupe të rëndësishme italiane, portugeze dhe kolumbiane.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mérida u themelua më 9. tetor 1558 nga kapidani spanjoll Juan Rodriguez Suárez, që e emëroi qytetin sipas vendlindjes së tij në Spanjë, Mérida. Po ashtu i emëroi kapidani spanjoll edhe lumenjtë në rrethin të qyteti sipas atyre në Spanjë.

Në vitin 1622 Mérida u ngrit si kryegytet i shtetit me emër të njëjtë dhe 1778 u bë qendër e një ipeshkvie. Dhe për këtë arsye u themelua seminari i priftërinjëve, që u shëndrrua në vitin 1811 në Universidad de los Andes.

Atraksione turistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si në të gjithë qytetet venezoale qendra e qytetit përbëhet nga sheshi Plaza Bolìvar, që në anën perëndimore e ka katedralën e Méridës nga viti 1803, e ndërtuar në stilin gotik.

Atraksioni më i madh për turistët është teleferiku i Méridës, që të qon në malin e Pico Espejo (4.765 m). Teleferiku ka një gjatësi prej 12,5 km dhe kalon një distanc të lartësisë prej 3.200 metra. Por që nga gushti i vitit 2008 teleferiku është i mbyllur, sepse janë gjetur prishje të mëdha.

Arsim dhe shkencë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mérida është pozicioni i universitetit të dytë më të madhë të Venezuelës Universitetin e Andeve, që ka rreth 44.000 studentë (sipas vitit 2006). Ka tre fakultete: ajo e shkencës shpirtërore, ajo e shkencës natyrore dhe ajo e shkencës së ingjinjerisë.

Ekonomi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bujqësia është traditë e vjetër në Mérida. Produkti më i rëndësishëm i këtij sektori ekonomik është kallam sheqeri. Por që nga ndërtimi i teleferikut dhe aeroportit, dhe përmirësimi i rrugëve shtetërore turizmi u bë sektori më i madh ekonomik në qytet.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festa më e madhe është Feria del Sol, që festohet çdo vit në muajin të shkurtit.

Institucionet kulturore më të mëdha janë:

  • Centro Cultural Tulio Febres Cordero (Qendër Kulturore)
  • Museo Arqueológico de Mérida (Muzeu Arkeologjik)
  • Museo de Arte Colonial (Muzeu i Artit të Kolonisë)
  • Teatro César Renginfo (Teatri)

Sporti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sportet më popullore janë futbolli dhe basketbolli.

Infrastruktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në mesin të shekullit të 19. Mérida s'kishte asnjë lidhje me shtetet fqinjë. Me ndërtimin e Transandina në atë kohë u lidh kështu qyteti me rrugët shtetërore të Venezuelës.

Transporti publik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Mérida ekziston një rrjet i madh të transportit publik me omnibuse, që lidhin qendrën me periferin e Méridës.

Aeroporti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Mérida ekzistojnë dy aeroporte shtetërore, por nga të cilat vetëm një është e hapur. Aeroporti Juan Pablo Perez Alfonzo do të zgjerohet në vitet të ardhshme dhe të shëndrrohet në një aeroport ndërshtetëror.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]