Jump to content

Mëhalla e Balecit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mëhalla e Balecit ishte e pesta lagje me radhë e themeluar në Gjilan. Edhe pse sot ekzistojnë disa supozime, etimologjia e emrit të kësaj lagjeje akoma nuk dihet. Lagjja shtrihet kryesisht rreth Xhamisë së Balecit, nga kroi me këtë emër, në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Mirusha, në perëndim, kufizohet me kishën ortodokse dhe lagjen e Varoshit. Kjo lagje që nga themelimi përherë ishte e banuar vetëm me popullsi shqiptare të rrethinës dhe me disa familje muhaxhire të ardhura në kohë tv ndryshme. Laggja e Balecit, në dokumentet osmane të viteve 30-40 të shek. XIX, njihet si Cedid Mëhallë-sipas xhamisë pa minare dhe kishte 36 shtëpi me 188 banorë shqiptarë. Bazuar në traditë, banorët më të vjetër të Lagjes janë familja Deda, ndër familjet më të vjetra të Gjilanit, dikur pronarë të njohur që merreshin me tregti dhe kishin prona të shumta të të patundshme, të trashëguara si tokë e punueshme, livadhe etj., të cilat shtriheshin kryesisht në hapësirën rreth kësaj lagjeje, dikue filluar nga kisha ortodokse e qytetit dhe në pjesën veri-perëndimore të lagjes. Vlen të ceket se në pronën e kësaj familjeje janë ndërtuar shumë shtëpi të lagjes, si dhe shkolla fillore "Musa Zajmi", e cila ka filluar punën në vitin shkollor 1959/60. Kjo familje, siç u tha edhe mv lart, mund të ketë prejardhje nga familjet e vendbanimit-fshatit të dikurshëm-Gilani, sepse edhe pronat e tyre janë shtrirë kryesisht në këtë hapësirë. Siç u tha edhe më parë, para islamizimit të shqiptarëve, në këtë fshat jetonin një numër i familjeve katoloike-shqiptare.[1]


  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të Shekullit XX. Gjilan: pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)