Mëhalla e Xhamisë së vjetër në Gjilan
Appearance
Mëhalla e Xhamisë së Vjetër, e cila në dokumentet osmane quhet edhe si "Atik Xhami Mëhalla", është themeluar për rreth kësaj xhamie, fillimisht nga banorët shqiptarë të ardhur nga fshatrat e rrethinës së Novobërdës, të vendosur kryesisht në veri-lindje të Xhamisë në të majtë dhe në të djathtë të rrugës "Abdullah Prebsheva". Sipas dokumenteve osmane të viteve 30-40 të shek.XIX, kjo lagje, atëbotë, kishte gjithsej 47 shtëpi me 235 banorë, të gjithë shqiptarë. Më vonë, me ardhjen e banorëve nga fshatrat e rrethinës, kjo lagje zgjerohet dhe bashkohet me lagje tjera të qytetit. Orientimisht, ajo fillonte nga rruga "Isa Kastrati", pjesën e djathtë të lumit "Banja" dhe dy anët e rrugëve Adem Jashari dhe Zija Shemsiu. [1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani. Gjilan: Biblioteka Kombëtare e Kosovës. ISBN 978-9951-621-04-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)