Mërgimi nga Shqipëria
Mërgimi (ose emigrimi, emigracioni) nga Shqipëria është dukuria e largimit të shqiptarëve për arsye politike, sigurie dhe ekonomike.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që pas viteve 1990, shumë banorë të Shqipërisë u larguan për një jetë më të mirë. Iknin me anije, përmes ambasadave, më pas me gomone, duke rrezikuar seriozisht jetën. Në atë kohë mërgimi ishte një proces praktikisht i pandalshëm. Shqipëria vinte nga një regjim diktatorial, që kishte mohuar shumë mundësi dhe e kishte çuar popullsinë në një varfëri ekstreme dhe uri për të parë botën.[1]
Mërgimi i asaj periudhe kishte dhe anët e veta pozitive, teksa remitancat u bënë një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe konsumit në vend dhe shumë individë u kthyen, duke hapur biznese e duke sjellë përvojën e Evropës, kryesisht të Italisë e Greqisë.
Rebelimi i vitit 1997 nxiti një tjetër valë si pasojë e pasigurisë për jetën, një faktor i ri shtytës për emigracionin.
Stabilizimi i ekonomisë pas viteve 2000 e ngadalësoi ritmin e mërgimit. Ekonomia e vendit po rritej, kishte më shumë mundësi për të rinjtë, kompani të huaja të mëdha po hynin në vend, duke ofruar vende pune me paga relativisht të larta.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Merreni seriozisht ju lutem: Shqiptarët po ikin!". monitor.al.