Jump to content

Magdalena Mouján

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Magdalena Araceli Mouján Otaño (1926–2005) ishte një matematiciene argjentinase me prejardhje baske, një pionere e shkencës kompjuterike argjentinase, hulumtimeve të operacioneve ("operations research"), dhe fizikës bërthamore, si dhe një autore e fantashkencës e vlerësuar me çmime.[1]

Mouján lindi në 26 Mars 1926, në Pehuajó ( Provinca Buenos Aires ), mbesa e shkrimtarit bask Pedro Mari Otaño [eu] . Pas studimeve të matematikës në Universitetin Kombëtar të La Plata-s, ajo perfundoi një doktoraturë në 1950. [1]

Ajo vazhdoi të mbajë poste mësimore në Universitetin Katolik të La Plata-s, Universitetin Kombëtar të Kordoba-s, Universitetin Kombëtar të Comahue-s dhe Universitetin Kombëtar të Luján-it, me një ndërprerje të përkohshme që filloi në vitin 1966 për shkak të Revolucionit Argjentinas . [1]

Ajo vdiq në 17 korrik 2005, në Mar del Plata . [1]

Në vitin 1957, Mouján u bë një nga katër anëtarët themelues të një grupi kërkimor të operacioneve ("operations research") të financuar nga Ushtria Argjentinase dhe të udhëhequr nga matematicieni Agustín Durañona y Vedia. [1] Në vitet 1960, ajo ju bashkua Komisionit Kombëtar të Energjisë Atomike dhe filloi të përdorë "Clementina" [es] , kompjuterin e parë shkencor në Argjentinë, në Universitetin e Buenos Aires . [1] Llogaritjet e saj u përdorën për të ndihmuar në ndërtimin e reaktorit bërthamor RA-1 Enrico Fermi . [1]

Mouján filloi të shkruaj fantashkencë në fillim të viteve 1960 nën pseudonimin, "Inge Matquim". [5] Tregimi fantastiko-shkencor nga Mouján, "Los Huáqueros", ishte bashkëfitues i çimit të parë në Mardelcon, Konventa argjentinase e fantashkencës së vitit 1968. [1]

Një tjetër tregim i saj, "Gu ta Gutarrak" (baske për "ne dhe tonat"), u shkrua në homazh të poezisë së gjyshit të saj në vitin 1899 me të njëjtin titull, [1] dhe si "një satirë e mitit nacionalist bask të lashtësisë dhe pastërtisë së racës baske ”. [6] Ai përshkruan aventurat e një familjeje baske që udhëton në kohë dhe kthehet në atdheun e saj në kohën e paraardhësve. [1] Tregimi u pranua për tu botuar nga revista e fantashkencës spanjolle Nueva Dimensión, por publikimi i tij u bllokua nga regjimi i Francos nën akuzën që i kundërvihej idealeve të unitetit spanjoll. [2] Tregimi u përkthye në gjuhë të shumta, dhe përfundimisht u ribotua nga Nueva Dimensión në 1979, pas vdekjes së Francos. [1]