Mahmud Hysa
Appearance
Mahmud Hysa (Dibër, 1934 - Prishtinë, 18 mars 2016) ka qenë arsimtar, pedagog dhe orientalist shqiptar në Jugosllavi dhe Republikën e Maqedonisë.
Kreu studimet në Universitetin e Beogradit, dega e albanologjisë. Pas një pune disavjeçare në gjimnazin e Dibrës, ku kishte lindur, një kohë punoi në arsimin e Maqedonisë, e pastaj u zgjodh profesor në Universitetin e Prishtinës, në degën Letërsi e gjuhë shqipe. Ai ishte një ndër profesorët e parë gjatë themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku ka ligjëruar historinë e letërsisë. Ai është autor i shumë librave dhe botimeve shkencore nga kjo fushë.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |