Mahmut Bushatlija
Mahmut Bushatlija Bush (1915 — 1941), pjesëmarrës i luftës nacional-çlirimtare dhe hero kombëtar i Jugosllavisë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mahmut Bushatlija ka lindur me 17 shkurt 1915 në Bugojno. Para Luftës së Dytë Botërore, ai studioi në Fakultetin Juridik në Beograd. Ishte njëri nga organizatorët dhe drejtuesit e lëvizjes revolucionare studentore në Universitetin e Beogradit. Gjithashtu ishte edhe anëtar i bordit të Shoqatës Studentore të Bosnje-Hercegovinës "Petar Kočić". Anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë ishte që nga viti 1937, dhe që nga viti 1939 ai ishte një anëtar i udhëheqjes në Komitetin Universitare të Partisë Komuniste. Pjesëmarrës në Luftën Nacional-çlirimtare, që nga viti 1941. Ishte edhe njëri nga organizatorët e përgatitjes për kryengritjen e armatosur në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjatë aksioneve të një grupi të ilegales, nga Tuzla në njësinë partizane të majevicës, më 16 tetor 1941, u plagos rëndë tek Tuzlla e Sipërme. Ndërroi jetë ditën e nesërme më 17 tetor në Spitalin e Tuzllës. Pas çlirimit të vendit, u rivarros në Varret e Heronjëve të Popullit, në Parkun Memorial Vraca, mbi Sarajevë. Me dekret të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional çlirimtar të Jugosllavisë (AVNOJ), 26. korrik 1945, në mesin e luftëtarëve të parë të Ushtrisë Nacional çlirimtare, u shpall hero kombëtar.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Narodni heroji Jugoslavije. „Mladost“, Beograd 1975. godina.