Maja e Isa Agës
Appearance
Maja e Isa Agës ose Maja e Korfit është një maje malore që ndodhet në kuadër të masivit të Maleve të Sharrit, në pjesën veriperëndimore të Republikës së Maqedonisë . Është pjesë përbërëse e Malit Sharr dhe lartësia mbidetare e saj është 2555 metra. Ndodhet në kurrizin dhe kreshtën kryesore të shtrirjes së Malit Sharr në masivin e disa majave që ngrihet në anën e majtë të luginës së Penës mbi fshatin Veshallë. Maja e Isa Agës është maja e parafundit në perëndim të kreshtës së disa majave që fillojnë me Kobilicën në fillim të lindjes, Treskavecin, Lubinski Ushi, Sarevën dhe përfundon me Shilicën në perëndim.