Jump to content

Makinat e rrymës së vazhduar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Makinat e rrymës se vazhduar eshtë nje paijse elektrike e cila punon në bazë të ligjit të Faradeit Ligji_i_Faradeit,i cili shpreh lidhëshmerin ndërmjet fushës magnetike dhe asaj elektrike.

Skema e makines

Makinat e rrymës së vazhduar janë makinat në të cilat më së miri shifet parimi i punës së tyre.Në fillim ishin të shpikur makinat me avull të cilat kanë bërë një revulucion të vogel në makineri. Më vonë me zbulimin e lidhëshmëris ndërmjet fushës elektrike dhe asaj magnetike, është bërë e mundshme zhvillimet e llojëve të ndryshme. Në bazë të punës së makinës me rrymë të vazhduar, në ditët e sotme janë ndërtuar shumë llojet tjera të makinave si ato Asinkrone, Sinkrone, dhe shumë lloje të tjera të cilët mundësojn jeten më të thjesht në ditët e sodit.

[1]Makinat e rrymës së vazhduar perbëhet nga dy pjesë kryesore: Statori, apo induktori, është pjesa e palëvizshme e makinës dhe Rotori, apo indukti i cili paraqet pjesën e lëvizshme të makinës. Nën ndikimin e një ngacmuesi apo siq thuhet në literaturat e ndryshme nëpërmjet një Eksituesi nga jasht, ne pështjellat e statorit krijohet një Fluks i cili kalon edhe nëpër rotor.Në rotor janë të pështjellur disa dredha të cilat nën ndikimin e fushës magnetike, e bën të mundur që rotori i makinës të rrotullohet në kahun e fushës magnetike. Ky rrotullim ndikon një force elektromotore apo një tension të indukuar. Duhet cekur se ndërmjet rotorit dhe statorit egziston një hapsirë ajrore e cila mundëson rrotullimin e lirshëm te rotorit.Në skajet e statorit vendosen furçat të cilat preken apo takohen me pështjellat e rotorit, në të cilat është indukuar nje tension.Me kontaktin e furçave me pështjella, atëher nëpër furça kalon një rryme elektrike. Me anë të komutatorve rryma shëndrohet në atë njëkahore dhe kështu në dalje kemi rrymë të vazhduar.

Rregjimet e Punës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[2]Makinat e rrymës se vazhduar varësisht nga lidhja e e tyre mundë të punojnë në dy regjime : 1.Rregjim Motorik 2.Rregjim Gjenerator. Gjatë regjimit motorik , makina prodhon një moment në boshtin e tij i cili moment mundëson që makina ta vëj në lëvizje një paisje nga jashtë. Ndërsa gjatë rregjimit gjenerator në dalje makina jep një tension, dmth jep rrymë. Gjithashtu duhet cekur se gjatë rregjimit motorik tensioni ndërmjet brushave është më i madh se tensioni i indukuar ndërsa gjatë rregjimit gjenerator tensioni i indukuar është më i madhë.

  1. ^ Makinat e rrymes së vazhduar - Naum Xhorxhi - Tirane
  2. ^ Makinat e rrymes se vazhduar - Naum Xhorxhi - Tirane