Jump to content

Malet e Vetëtimës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Malet e Vetëtimës janë një pjesë e Malit të Çikës, faqja perëndimore e te cilit ngrihet menjëherë mbi fshatrat Palasë, Dhërmi e Vuno. Përbëjnë pjesën më të lartë, më të ashpër dhe më të thyer të të gjithë Çikës, për shkak të shtrirjes së tyre në kontaktin e zonës tektonike Jonike me atë të Sazanit. Malet e vetëtimës janë të përçarë nga përrenj të thatë e humnera shumë të thella. Janë të veshur dobët me bimësi, në pjesën e ulët me makje e në pjesën e lartë me halorë. Emërtimi i tyre është i përligjur: mbi to vërehen shumë vetëtima.