Jump to content

Manastiri i Negutit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

 

Manastiri i Negutit është ngritur në shekullin e 10-të ose të 11-të në një kodër me pamje nga një luginë dhe nga fshati Arzakan në provincën Kotajk të Armenisë. Manastiri ndodhet 2 km në veriperëndim larg qendrës së fshatit. Në afërsi të saj ka kisha të tjera si dhe rrënojat e manastirit/ kishës të shekullit të 13-të të Guki Vankut rrënojat e kishës së Shën Astvatsatsin (1207) dhe rrënojat e shekullit të 13-të të Surb Gevorgut. [1]

Hyrja jugore në gavit ngjitur të kishës Shën Astvatsatsin

Manastiri përbëhet nga kisha e Surb Astvatsatsin (Nëna e Shenjtë e Zotit ) me një mauzoleum të madh. Në anën jugore të kishës dhe mauzoleumit, gjenden rrënoja e një shtrese drejtkëndore të një ndërtese që dikur përbëhej nga dy dhoma, rrënoja një porte të madhe dhe 4 kolona. Ajo mund të ketë shërbyer si një kishë e vogël me një mauzoleum. Ndërsa në lindje të kishës ndodhet një varrezë mesjetare me një kishëz të vogël.

Kisha e Shën Astvatsatsinin i ka ende 3 mure të paprekura, ndërsa muri nga ana jugore dhe pjesa më e madhe e kupolës janë shembur. Struktura nuk është e dekoruar në krahasim me mauzoleumin ngjitur. Ajo ka dritare të ngushta në murin verior dhe altarin dhe me sa duket do të kishte pasur një tjetër në murin jugor. Një portë të çon në mauzoleumin e kishës nga perëndimi drejtpërdrejt përballë altarit.

Mauzoleumi shtrihet nga ana e murit nga veriperëndimi. Muret, tavani dhe pjesët e kupolës mbeten në këmbë, ndërsa pjesa e jashtme nuk ka mundur të rezistojë. Katër kolona shumë të mëdha e mbajnë peshën e kupolës sipër. Kupola përbëhet nga gjashtë harqe të kryqëzuara që formojnë një okulus në qendër për të lejuar dritën në hapësirë. Në mure, kolona dhe harqe mund të gjenden disa mbishkrime të shekullit të 13-të. Në mure ka edhe disa gdhendje të mëdha kaçakarësh me reliev të vogël.

  1. ^ Kiesling, Brady; Kojian, Raffi (2005). Rediscovering Armenia: Guide (në anglisht) (bot. 2nd). Yerevan: Matit Graphic Design Studio. fq. 94. ISBN 99941-0-121-8.