Jump to content

Maozeleumi i Mauzolit në Halikarnas

Coordinates: 37°02′16.6″N 27°25′26.6″E / 37.037944°N 27.424056°E / 37.037944; 27.424056
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

37°02′16.6″N 27°25′26.6″E / 37.037944°N 27.424056°E / 37.037944; 27.424056

Maozeleumi i Mauzolit në Halikarnas

Maozeleumi i Mauzolit ishtë në terrotorin e Turqisë.

Viti 352 para e.s.. Mrekullitë e botës, që në këtë kohë ishin katër, pakësohen në 3, sepse Erostrati djeg tempullin e Artemisës. Por zhvillimi është duke ardhur: një mrekulli e re do të ndërtohet, me shumë koincidenca me tempullin e Artemisës dhe do të duket si një vepër e bërë me magji për të kompensuar humbjen. Jemi në Halicarnaso, në Caria, një shtet në Azinë e Vogël. Bëhet fjalë për një qytet të rëndësishëm, që llogariste dhe një fabrikë nga ato të disqeve të çuditshme të metalit të shpikura nga Creso që prodhojnë para. Qyteti shfaq shkëlqim. Por tani qyteti është në zi, Mausolo vdiq. Çfarë varri mund të ishte i denjë për një mbret të tillë? E veja e tij, Artemisa, merr vendimin që të mos kursehet në shpenzime. Është tamam sikur i gjithë qyteti ta dinte që kurrë më nuk do kthehej një epokë aq e mrekullueshme si ajo e Mausolos , prandaj njerëzit u vunë në dispozicion të demonstronin mirënjohjen dhe t’i bënin një varr, më specialin e historisë, aq sa i dha emrin mauzoleumeve të ndërtuara më vonë. Filluan punimet: arkitektët Satiros dhe Piteos ndërtuan një podium kënddrejtë mbi të cilin ngrihej një kolonë e rregullit jonik. Mbi këtë një piramidë e shkallëzuar. Dhe në majë një statujë. Bashkësia e të gjitha këtyre arrinte lartësinë marramendëse prej 50 m. Por kjo nuk ishte e gjitha. Skulptorët më të mirë të Greqisë të asaj epoke bënë statujat dhe mozaiket: Briaxis, Timoteo, Leucastes dhe famozi Scapo. Por kjo mrekulli do të ishte ajo që duroi më pak në kohë nga të gjitha. Sapo kaluan 16 vjet, më 334 para e.s., Aleksandri i Madh shkatërroi qytetin. Ai që dha urdhër për rindërtimin e tempullit të Artemisës tregon tani anën e tij shkatërrimtare. Edhe pse vite më pas mbretërit e Egjiptit që morën Carian e rindërtuan Halicarnason, qytet që është edhe në ditët tona (sot quhet Bodrum), nga mauzoleumi ngeli vetëm legjenda.