Margot Fonteyn
Dame Margot Fonteyn, DBE | |
---|---|
![]() Margot Fonteyn in the 1960s | |
U lind në | Margaret Evelyn Hookham 18 Maj 1919 Reigate, Surrey, Angli, BM |
Vdiq | 21 Shkurt 1991 (71 vjeç) Panama City, Panama |
Kombësia | britanike |
Punësimi | balerinë |
Njohur për | balet |
Titulli | Prima ballerina assoluta |
Dame Margot Fonteyn de Arias, DBE (18 maj 1919 - 21 shkurt 1991), ishte një balerinë angleze[1]. Ajo konsiderohet si një nga kërcimtaret më të mëdha të baletit klasik të të gjitha kohërave. Ajo kaloi gjithë karrierën e saj si një balerin me The Royal Ballet, eventualisht duke u emëruar Prima Ballerina Assoluta e kompanisë nga Queen Elizabeth II.
Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fonteyn lindi me emrin Margaret Evelyn Hookham më 18 maj 1919 në Reigate, Surrey nga një baba britanik dhe nënë gjysëm-irlandeze gjysëm-braziliane. Babai i nënës së saj ishte Antonio Fontes, një industrialist brazilian. Në fillimet e hershme të karrierës Margaret transformoj "Fontes" në "Fonteyn" (një mbiemër që vëllai i saj e përshtati) dhe emri Margaret në Margot. Në mesin e familjes të babait kishte njerëz në letërsi dhe muzikë, por babai i sa ishte inxhinier.[2]
Në moshën katër vjeç, nëna e saj e regjistroj në kursin e baletit me vëllain e saj më të madh. Më moshën 8 vjeç, Margot bëri një udhëtim të gjatë për në Kinë me nenën dhe babain e saj, që ishin punësuar në një kompani duhani atje; vëllai i saj Felix mbati në Britani dhe vazhdoi shkollën e tij. Për gjashtë vite Margot jetoi Tientsin, pastaj Shanghai, ku ajo studioj baletin me mësuesin George Goncharov, një emigrant nga rus. Nëna e saj e solli atë në Londër kur ajo ishte 14 vjeç, për të vazhduar karrierën në balet. Duke vazhduar të punojë në Shanghai, babai i saj ishte internuar gjatë Luftës së II botërore nga pushtuesit japonez.[3]