Mark Tirta
Akad. Mark Tirta, etnolog, lindur në Orosh të Mirditë-s më 21 maj 1935; kryen studimet në universitetin eShkodrës e të Tiranë-s për Histori - Gjuhësi më 1957- 1961. Në vitet 1955-1957 dhe 1959-1967 ka qenë arsimtar në Mirditë: më tepër drejtor shkolle a inspektor arsimi për rrethin.
Nga viti 1961 e në vazhdim, krahas punës në arsim, merret dukshëm me kërkime në fushë të etnokulturës: mbledhje materiali etnografik e folklorik, zbulon e përshkruan qendra të reja arkeologjike të Arbrit Mesjetar, po kështu dhe kulturë ilire e romake, ngriti një muze në Rrëshen (1967), mbledh toponime, antroponime, fjalë të rralla. Botoi shkrime të ndryshme. Ka bërë një fjalor me 6500 toponime të Mirditë-s. Si rrjedhojë e kësaj pune kërkimore, më 1968 e emërojnë etnolog profesionist në Tiranë, në Institutin e Histori - Gjuhësisë, dega e etnologjisë.
Titujt dhe gradat shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Doktor Prof. As. Prof. Akad. As. Akademik
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Migrime të Shqiptarëve (1999)
- Veshjet popullore shqiptare (me bashkautorë), V.I.(1999)
- Etnologjia e Përgjithshme V.II.(2001)
- Etnologjia e Shqiptarëve (2003, 2006)
- Mitologjia ndër shqiptarë (2004)
- Lëvizje migruese të brendshme ndër Shqiptarë (2013)
- Mjeshtria e kërkimit shkencor në etnologji (2006)
- Panteoni e simbolika, doke e kode (2007)